Zhduket një e mitur në Gjakovë, rasti po hetohet

Një grua ka informuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 00:30, në Gjakovë.
Tutje thuhet se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovar e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































