LAJMI I FUNDIT:

Zhduken tri vajza në Suharekë dhe Malishevë

Zhduken tri vajza në Suharekë dhe Malishevë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri vajza të zhdukura në Suharekë dhe Malishevë.

Rasti i parë është raportuar në Suharekë, ku ankuesja femër kosovare ka njoftuar Policinë e Kosovës se vajza e saj ka lënë shtëpinë më 14 shkurt dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Ndërkaq në Malishevë, ankuesi mashkull ka raportuar në Policinë e Kosovës se dy vajzat e tij kanë dalë nga shtëpia më 15 shkurt dhe nuk janë kthyer.


Policia është angazhuar për të verifikuar rrethanat dhe për të siguruar gjetjen e vajzave.

Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e rasteve dhe gjetjen e tyre sa më shpejt. /Telegrafi/