LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Nëse bashkoheni për reformat, mund të ketë fillim të negociatave për anëtarësim në BE

Zhbogar: Nëse bashkoheni për reformat, mund të ketë fillim të negociatave për anëtarësim në BE

Sot në amfiteatrin e Fakultetit për Biznes dhe Ekonomi të UEJL-së u hap ekspozita “Bashkim edhe më i afërt” në organizim të Fakultetit Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë së bashku me delegacionin e BE-së dhe Ambasadën e Italisë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja organizohet me rastin e 60 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjeves së Romës si bazë dhe paralajmërim i asaj që Bashkimi Evropian paraqet sot.

Sipas ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, 60-të vjetori i marrëveshjeves së Romës ka dy kuptime – i pari është fillimi i asaj që BE-ja është tani dhe i dyti, si Bashkimi është zhvilluar gjatë viteve dhe dhe arritjet e vendeve anëtare dhe qytetarëve të tyre ndër vite.


“BE-ja nuk është vetëm për ekonominë dhe zhvillimin ekonomik, por ajo zotohet edhe për parimet e të drejtave të njeriut, demokracinë, barazinë dhe përfshirjen sociale të të gjithë qytetarëve. Këto parime të BE-së të gjitha vendet aspirante duhet t’i respektojnë dhe realizojnë veçanërisht vendet e Ballkanit Perëndimor. Siç tha para pak kohësh përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, dyert e Bashkimit janë të hapura, ndërsa viti 2018 paraqet një mundësi të vetme për secilin vend që të bëjë një hap të pakthyeshëm përpara drejt eurointegrimeve”, tha Zhbogar.

Ambasadori italian në Maqedoni, Carlo Romeo theksoi se Marrëveshja e Romës vjen pas një periudhe të gjatë të keqkuptimeve të ndërsjella ndërmjet vendeve të Evropës dhe derisa një pjesë e qyteteve ende i ndjejnë pasojat e Luftës së Dytë Botërore, por me të është treguar se pas një krize të thellë mund të gjenden vlera të përbashkëta dhe besim i ndërsjellë që mundëson ardhmëri më të mirë për gjeneratat e ardhshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori