LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar në PDSH: Presim zgjedhje të drejta dhe të besueshme

Zhbogar në PDSH: Presim zgjedhje të drejta dhe të besueshme

Kryetari i shtabit zgjedhor të PDSH-së, Azem Sadiku, sot në selinë qendrore të partisë priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Samuel Zhbogar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim u bisedua për zhvillimet dhe ecurinë e procesit parazgjedhor si dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Sadiku në takim potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira dhe të besueshme.

Në anën tjetër ambasadori evropian shprehu pritjet e Brukselit për zhvillimin e një procesi të drejtë dhe të besueshëm zgjedhor./Telegrafi/