LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Rasti “Haraçi” tregon se prokuroria lufton kundër korrupsionit

Zhbogar: Rasti “Haraçi” tregon se prokuroria lufton kundër korrupsionit

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar sot tha se po mundohet që rastin “Haraçi” ta shikoj nga aspekti pozitiv dhe vlerëson se Prokuroria Publike lufton kundër korrupsionit,  përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zhbogar tha se është e qartë se në vend po vendoset praktika gjyqësore për luftën kundër korrupsionit të nivelit të këtillë dhe në këtë aspekt jep mbështetje prokurorisë publike me qëllim që të jetë më e angazhuar dhe të punoj për këto rastet.

“Në vend nuk ka arsye për kriza politike, institucionet funksionojnë, Prokuroria Publike funksionon, ndërsa funksionon edhe Prokuroria Speciale Publike. Është e saktë që prokurorja speciale Janeva ka dhënë dorëheqje dhe këtë e kemi parasysh dhe jemi të vetëdijshëm për këtë, por PSP do të vazhdojë të funksionojë deri më 15 shtator. Deri atëherë ka mjaft kohë që liderët partiak të mendohen se si do të vazhdojë të funksionojë me punë PSP”, deklaroi Zhbogar.


Në konferencën për shtyp nga komuna e Novacit, Zhbogar tha se e din për spekulimet e shumta në lidhje me Janevën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori