Zhbllokohet rezultati në derbin City - United pas vetëm tetë minutash

Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Manchester United, në derbin që po luhet në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.
Ndeshja mes dy rivalëve filloi mjaft furishëm, duke u shënuar kështu edhe goli i parë i takimit.
Ishte minuta e tetë e takimit, kur Bernardo Silva asistoi te Phil Foden për rezultatin 1-0.
Një gjë është e sigurt se në këtë ndeshje pritet të ketë më shumë se një gol, duke parë ritmin e shpejtë të lojës që po zhvillohet. /Telegrafi/
https://twitter.com/iF29s/status/1576559913182302209

Nga
Telegrafi
02/10/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































