Për të gjitha femrat që nuk e dinë që pajisjet e zyrës së tyre kanë dy funksione.
Kur harron pluhurin e faqeve në shtëpi dhe ke plane të takohesh pas pune me atë djalin që takove të shtunën e kaluar, shpreson me gjithë zemër, që të ekzistojë ndonjë mënyrë që të bëjë të dukesh e gjallë dhe jo sikur të kanë mbyllur për një vit në një kub që nuk sheh diellin me sy, pak a shumë siç është zyra jote.
Për të gjitha ju që nuk i njihni funskionet dytësore të pajisjeve të zyrës, jemi këtu për t’ju ndriçuar me pak informacion:
Mund të shihem në ballin tënd
Të shkëlqen e gjitha zona T e fytyrës? Mos u shqetëso. Përdor, nëse keni, letrat njëpërdorimëshe që mbulojnë sifonin e WC-së për të hequr shkëqlimin. Nuk do e dëmtojnë fare grimin dhe kanë të njëjtën përbërje si letrat specifike për të cilat paguan dhjetëfishin.
Dukesh e zbehtë
Por nuk ke pluhur faqesh me vete? S’ka gjë, thjesht gjej buzëkuqin më të ndezur dhe vendose në formë rrethi mbi mollëza dhe përhape.
Të është copëtuar manikyri
Gjej një korrektor dhe korrigjo manikyin e copëtuar.
Të bie një kopsë
Funksionon për fundet ose pantallonat sa kohë nuk janë xhinse. Një kapëse si gjilpërë do funksiononte mirë.
Ke takim pas pune
Por ke harruar penelin në shtëpi. Pa frikë. Ndiz një shkrepëse dhe fike para se të digjesh. Hiq pjesën portokalli dhe përdore bishtin prej druri si një laps sysh. Seriozisht. Do duket shumë bukur, i veçantë dhe seksi. Sa për informacion: në kohërat para celularëve, do veproje njëlloj për të shënuar numrin e telefonit në një copë letër nëse nuk do kishe stilolapës.
Të janë djersitur këmbët në këpucë
Nëse janë të mbyllura, ngjit një pecetë ditore. Funksionon edhe në rastet kur këpuca të rri pak e lirë dhe e kupton pasi ke mbërritur në zyrë.
Flokët të janë ngritur lart
Përdor pak krem duarsh për t’i shtruar.
Të kanë vrarë këpucët
Ke veshur këpucët e reja me taka? Duhet të jesh kujtuar të merrje ankerplast me vete. Shumë keq nëse ke harruar. Për shpejtësi, mbuloje plagën me një ngjitës zyre. Ai opaku është më i mirë, por nëse ke vetëm skoç transparent në zyrë, përdor atë.
Sytë Panda
Nga mascara, të kuptohemi. Nëse nuk e merr pastruesin e grimit në zyrë, në fakt kush e merr?!, por ke qarë ose dita është e lagësht, pastroji sytë me pak sapun të lëngshëm mbi një letër duarsh dhe shumë ujë. Që mos prishësh pjesën tjetër të grimit mos e shpëlaj pjesën tjetër të fytyrës me ujë, por thjesht pastroje me letra. Tani që qerpikët duken si të zhveshur, lyeji me shkëlqyes transparent, ose edhe më mirë, nëse keni vazelinë. Thjesht përhape në gishtat dhe pastaj lyej qerpikët butësisht. Do u japë ngjyrë dhe volum.
Ke harruar deodorantin
Ke dalë pa hedhur deodorant dhe bën vapë. Oops. Nëse rastësisht në kuzhinën e kompanisë ka sodë buke shpëtove, shkruan revista class. Merr pak, shko në tualet, hiq bluzën dhe përhap pak në sqetulla. Ose përdor dezinfektuesin e duarve. Edhe nëse nuk ke vetë, atë mund ta kërkosh pa siklet në një zyrë të mbushur me djem e vajza. Era e rëndë shkaktohet nga bakteret dhe antibakteriali të shpëton nga ky problem. Megjithatë nëse dhe ky gur dështon, më mirë të kërkosh një deo spray te shoqja e zyrës apo të porosisësh dikë të ta blejë, sepse asgjë nuk është më e sikletshme sesa të nisësh të mbash erë të keqe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi