Se është njëra nga aktoret më të dashura shqiptare dhe me një eksperiencë të gjatë në këtë fushë tashmë e ka dëshmuar.

Kjo duket se i ka hapur rrugët për të provuar eksperienca të reja, siç është dhe puna apo drejtimi i një Teatri.


Albulena Kryeziu - Bokshi ditë më parë u njoftua se ka marrë postin e drejtoreshës në Teatrin e Gjakovës, “Hadi Shehu”.

322586814 1034128494656445 8869361659835573905 n Albulena Kryeziu - Bokshi zgjidhet drejtoreshë në Teatrin "Hadi Shehu" në Gjakovë (Foto: Facebook)

Lajmi për publikun u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, në një postim që ka shpërndarë në rrjete sociale.

“Bashkë me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka, pritëm sot aktoren tonë Albulena Kryeziu - Bokshi, e cila tashmë do të jetë në krye të Teatrit "Hadi Shehu". Albulena e ka dëshmuar kapacitetin e vet në fushën e aktrimit dhe jam i bindur se të njëjtin përkushtim do ta ketë edhe në menaxhimin e njërit prej institucioneve më të dashura të qytetit tonë. Si kryetar i komunës jam i gatshëm të ofrojë tërë ndihmën e nevojshme për drejtoreshën e re të teatrit dhe për tërë stafin e këtij institucioni. Punë të mbarë Albulena”, thuhet në postimin e Gjinit.

Në një bisedë për Telegrafin, Albulena ka treguar se si është të qenit në krye të këtij institucioni.

“Të qenit e para e këtij institucioni kulturor është nderë i veçantë. Teatri i Gjakovës është teatri i dytë profesionist i krijuar në Kosovë pas teatrit kombëtar dhe kjo është vlerë e shtuar e këtij institucioni. Jam e lumtur që mu dha mundësia të punoj për teatrin e zemrës time”, tha Kryeziu-Bokshi.

Tutje, ajo theksoi se ka në mendje shumë plane që pritet t’i realizojë gjatë mandatit.

“Kam shumë plane që dua t'i realizoj por synimi im kryesor është krijimi i një repertori të qëndrueshëm, pastaj të sjellë bashkëpuntorë të dëshmuar dhe të kemi mundësinë që të lëvizim sado pak në festivale”, u shpreh artistja e njohur për Telegrafin.

244720945 10161869079973312 5042445485626357838 n Albulena Kryeziu - Bokshi (Foto: Facebook)

E për atë se si do të rrjedhë puna në vazhdim në këtë Teatër, aktorja vë në pah që duhet të ketë një ekip të favorshëm si një faktor kryesor për të pasur rezultate të mira.

“Unë nuk do të mund të shpikja parime të teatrit sepse ato ekzistojnë që nga kohërat antike kur edhe ka lindur arti i teatrit, por besoj që përvoja në teatër kombëtar të Kosovës si aktore më ka mësuar që uniteti i ekipit është faktori kryesor i një suksesi. Unë e di që edhe aktorët e teatrit të Gjakovës kanë harmoni mes vete dhe krejt çka duhet nga ana ime është të ju krijoj mundësi të mira për t'i shfaqur kapacitetet e veta secili aktor brenda atij teatri”, thotë në vazhdim Albulena.

130810460 10221681749685703 275919315277794504 n Albulena Kryeziu - Bokshi (Foto: Facebook)

Ajo po ashtu synon që Teatri i Gjakovës të ketë një repertor mujor pasi nuk ka qenë praktikë e institucionit të lartpërmendur.

“E ceka më lartë, repertori mujor nuk ka qenë praktikë e teatrit të Gjakovës, tani do të jetë pak e vështirë por besoj që me kalimin e kohës do të jetë i mundur”.

130277182 10221681749765705 32427138740751828 n 1 Albulena Kryeziu - Bokshi (Foto: Facebook)

Sa i përket projekteve të reja, Albulena thotë se këtë vit do të jetë e përkushtuar maksimalisht në Teatër.

“Përveç reprizave të dy shfaqjeve që i kam trashëguar nga viti i kaluar, të cilat do të vazhdoj t'i luaj me shumë kënaqësi, projekte tjera nuk kam në kokë njëherë për njëherë sepse jam fokusuar shumë në teatrin "Hadi Shehu" dhe besoj që ky vit do të jetë ekslusivisht për këtë teatër”, përfundon bisedën për Telegrafin aktorja.

320369122 536736101665931 3752221518175173979 n Albulena Kryeziu - Bokshi (Foto: Facebook)

Për t’ua rikujtuar, Kryeziu - Bokshi në bagazhin e saj artistik numëron role të shumta në film dhe teatër.

Ajo ka qenë e pranishme në disa filma përfshirë këtu: “Anatema” dhe “Kodi i Jetës”.

Krahas kësaj, e njëjta ka fituar çmimin si ‘Aktorja më e mirë’ në “Mediterranean Film Festival” në Itali për rolin në “Cheating for Papers” .

319187386 875323537133193 1929676736738959266 n Albulena Kryeziu - Bokshi (Foto: Facebook)

Për këtë, ajo gjithashtu u nderua me çmimin si ‘Aktorja më e mirë’ edhe në Festivalin e Filmit “DC” në Francë.

Mes tjerash shquhet edhe për rolet në “Stinë Dashurie”, “Kolona” dhe “E dashura Nita” - duke mos lënë anash as shfaqjet e panumërta në Teatrin Kombëtar të Kosovës. /Telegrafi/

305912575 10166595889690004 3049704761985764400 n Albulena Kryeziu - Bokshi (Foto: Facebook)