LAJMI I FUNDIT:

Zgjidheni çajin tuaj ideal

Zgjidheni çajin tuaj ideal

Çaji relakson dhe forcon, është stimulues i butë, sepse përmban kofeinë (një filxhan çaji përmban rreth 40 miligram kofeinë, përgjysmë më pak se kafja, teofilinë dhe teobrominë. Në çaj nuk ka vitamina, as kalori (nëse nuk i shtojmë sheqer ose mjaltë).

Më i efektshmi është çaji i gjelbër: Në Japoni, ku kultivohet e pihet më së shumti, njerëzit sëmuren më pak nga disa tumore, falë përbërësve të çajit – polifenolëve, antioksidantëve dhe vitaminave C dhe E. Polifenolët mund të pengojnë shfaqjen e disa llojeve të kancerëve si dhe të përmirësojnë gjendjen e personave të sëmurë, sepse e bllokojnë enzimën, e cila shtyt rritjen e tumorit. Krahas kësaj, neutralizon ndikimin e radikalëve të lire në organizëm, të cilët dëmtojnë qelizat e indeve dhe shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Në çajin e gjelbër ka 20 lloje mineralesh, prandaj ky çaj forcon imunitetin, zvogëlon rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, rregullon tretjen, pastron organizmin, ul peshën trupore, zbut kokëdhembjen, freskon dhe sforcon koncentrimin dhe njëherësh nuk shkakton fryrje as l1uk e irriton lukthin. Për efekt të plotë shëndetësor do të duhej pirë pesë filxhanë çaj të gjelbër në ditë.

Çaji i gjelbër nuk duhet përvëluar me ujë të valë. Lihet të ftohet në rreth 70 shkallë C, sepse nxehtësia shkatërron përbërësit e vlefshëm. /Telegrafi/


Në trend Stil

Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

A e dini se...
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Lifestyle
Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Çfarë të vizitosh
Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

A e dini se...
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...

"Vajza më e bukur në botë" nga Nigeria, befason botën me bukurinë e saj natyrale

Kalo në kategori