LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Shqipëri, të dhëna interesante nga diaspora – 98 vjeç votuesi më i vjetër, një shtetas aplikoi 25 herë

Zgjedhjet në Shqipëri, të dhëna interesante nga diaspora – 98 vjeç votuesi më i vjetër, një shtetas aplikoi 25 herë

Procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të 11 majit u mbyll më 4 mars, me një numër rekord aplikimesh nga shqiptarët jashtë vendit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë regjistruar 365,166 kërkesa, ndërsa mbi 234 mijë janë përpunuar.

Aktualisht, 18 mijë aplikime janë ende në proces shqyrtimi. Bazuar në pjesëmarrjen e mëparshme zgjedhore, vota e diasporës pritet të përfaqësojë rreth 15% të totalit të elektoratit.


Fakte interesante nga procesi i regjistrimit të diasporës:

Aplikimi i parë u bë nga Gjermania, vetëm 8 minuta pas hapjes së sistemit.

98-vjeçari nga Gjermania është votuesi më i moshuar i regjistruar.

Një shtetas shqiptar ka aplikuar 25 herë për t’u regjistruar si votues nga jashtë, duke ia dalë me sukses në përpjekjen e fundit.

Regjistrimi i partive dhe koalicioneve në KQZ:

53 parti janë regjistruar për zgjedhjet parlamentare.

Numri i koalicioneve të regjistruara është 3.

Lëvizja Bashkë është e vetmja parti që ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë.

Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve përfundon më 12 mars, ndërsa pritet që subjektet kryesore politike të shpallin emrat e tyre në ditët në vijim. /euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori