LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në SHBA – cilat shtete kanë më së shumti vota elektorale?

Zgjedhjet në SHBA – cilat shtete kanë më së shumti vota elektorale?

Kolegji Zgjedhor është organi përmes së cilit ndodh procesi zyrtar në të cilin zgjidhet presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, janë gjithsej 538 zgjedhës, me secilin shtet që merr një sasi të caktuar të zgjedhësve.

Një kandidat duhet të fitojë të paktën 270 vota elektorale – një shumicë – në mënyrë që të zgjidhet president.


Shtetet me më shumë vota të Kolegjit Zgjedhor

1. California ka më shumë vota elektorale me 55.

2. Texas ka 38 vota elektorale.

3. New York dhe Florida kanë secili nga 29 vota elektorale.

4. Illinois dhe Pennsylvania kanë secili nga 20 vota elektorale.

5. Ohio ka 18 vota elektorale.

Shtetet me më pak vota të Kolegjit Zgjedhor

1. Alaska, Delaware, Rrethi i Columbia, Montana, North Dakota, South Dakota, Vermont dhe Wyoming kanë secila nga tre vota elektorale.

2. Hawaii, Idaho, Maine, New Hampshire dhe Rhode Island kanë secili nga katër vota.

3. Nebraska, New Mexico dhe West Virginia kanë secila nga pesë vota.

4. Arkansasi, Iowa, Kansas, Misisipi, Nevada dhe Utah kanë secili nga gjashtë vota.

5. Connecticut, Oklahoma dhe Oregon kanë secili nga shtatë vota. /Telegrafi/