Zgjedhjet në Maqedoni do të mbahen, por çka thotë ligji sipas marrëveshjes së Përzhinos
Maqedonia do të votojë më 12 prill të viti 2020 dhe për këtë janë marrë vesh kryetarët e partive parlamentare në takimin e djeshëm (20.10.2019) tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Zgjedhjet duhet të mbahen dhe për këtë ekziston Ligj që është miratuar me marrëveshjen e Përzhinos në vitin 2015, të dakorduar nga PDSH, BDI, LSDM dhe OBRM-PDUKM, me ndërmjetësim të zyrës së BE-së dhe Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni.
Neni 44:
(1) Për organizim të zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, njëqind ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë zgjedh ministër të Punëve të Brendshme dhe ministër të Punës dhe Politikës Sociale, me propozim të opozitës me mandat i cili zgjat deri në ditën e shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e realizuara për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me ç’rast mandati u ndërpritet sipas fuqisë së ligjit.
(2) Ministrin e Punëve të Brendshme e propozon partia në opozitë me numër më të madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, pas konsultimit paraprak me të dyja partitë politike me numër më të madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
(3) Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale e propozon partia në opozitë me numër më të madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
(4) Ministri i Punëve të Brendshme mund të kryejë më së shumti 15 shkarkime ose sistemime, në vend më të ulët ose më të lartë të bartësve të pozitës udhëheqëse në ministri, në pajtim me ligjin. Ministri i Punëve të Brendshme mund të bëjë edhe sistemime horizontale të të punësuarve që janë me propozim të tij në numër deri 10% nga numri i sistemimeve horizontale të bazuara në mesataren e këtyre sistemimeve në vitin 2013 dhe 2014.
(5) Ministria e Financave dhe organet tjera të administratës shtetërore dhe subjektet juridike, menjëherë pas zgjedhjes së ministrit të Punëve të Brendshme nga paragrafi (1) i këtij neni, i miratojnë procedurat për angazhimin e personave për nevojat e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme.
(6) Me ditën e emërimit të personit në pozitë udhëheqëse nga paragrafi (4), ministri është i detyruar që të emërojë zëvendës plotësues me propozim të zëvendësministrit plotësues.
(7) Zëvendësi plotësues i nëpunësit udhëheqës nga paragrafi (6) bashkë dhe
në mënyrë të barabartë merr pjesë në realizimin e kompetencave që dalin nga ligji dhe aktet nënligjore.
(8) Të gjitha aktet në kompetencë të nëpunësit udhëheqës duhet të nënshkruhen edhe nga nëpunësi udhëheqës edhe nga zëvendësi plotësues i nëpunësit udhëheqës. Nëse akti është nënshkruar vetëm nga njëri person konsiderohet se i njëjti nuk prodhon veprim juridik.
Neni 45
Për organizimin e zgjedhjeve për deputetë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, emëron zëvendësministër plotësues (në tekstin e mëtejshëm: zëvendësministër plotësues) në:
– Ministrinë e Punëve të Brendshme – të propozuar nga partia politike në pushtet me numër më të madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;
– Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale – të propozuar nga partia politike në pushtet me numër më të madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë,
– Ministrinë e Financave – të propozuar nga partia politike në opozitë me numër më të madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë,
– Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, të propozuar nga partia politike në opozitë me numër më të madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe
– Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës – të propozuar nga partia politike në opozitë me numër më të madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Neni 46
(1) Mandati i zëvendësministrit plotësues zgjat nga dita e zgjedhjes së tij deri në ditën e shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për zbatimin e zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me ç’rast mandati i pushon me fuqinë e ligjit.
(2) Zëvendësministri plotësues së bashku dhe në mënyrë të barabartë me ministrin merr pjesë në realizimin e kompetencave të parapara në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore.
(3) Zëvendësministri plotësues, së bashku dhe në mënyrë të barabartë me ministrin i shqyrton dhe i nënshkruan të gjitha aktet dhe dokumentet që i miraton ministri apo personi i autorizuar prej tij, zëvendësministri si dhe sekretari shtetëror në ministrinë përkatëse, e që u referohen çështjeve juridike, financiare dhe kadrovike lidhur me organizimin e zgjedhjeve.
(4) Çdo akt në kuptim të këtij ligji dorëzohet te ministri dhe zëvendësministri plotësues. Ministri dhe zëvendësministri plotësues kanë për detyrë menjëherë, e më së voni në afat prej një dite ta miratojnë apo refuzojnë aktin në kuptim të këtij ligji.
Neni 47
Nëse akti apo dokumenti nga neni 46 paragrafët (3) dhe (4) të këtij ligji është miratuar, përkatësisht nënshkruar vetëm nga njëri person konsiderohet se i njëjti nuk prodhon veprim juridik.
Neni 48
(1) Në rast të mospajtimit ndërmjet ministrit dhe zëvendësministrit plotësues në ministritë, në lidhje me atë nëse çështja e caktuar juridike, financiare dhe kadrovike i referohet organizimit të zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka për detyrë, në afat prej 24 orësh të miratojë vendim dhe këtë ta përcjell te ministria përkatëse.
(2) Vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është përfundimtar.
(3) Në rast të dyshimit të dalë nga veprimi i mundshëm joligjor nga ana e ministrit dhe/apo zëvendësit të tij plotësues, mund të ngrihet padi në gjykatën kompetente. Në rast se kontestohen procedurat administrative dhe vendimet, për to mund të ngrihet padi në Gjykatën Administrative kompetente.
Neni 49
(1) Me ditën e emërimit, zëvendësministri plotësues ka të drejtë të qasjes së pakufizuar në të gjitha aktet, dokumentet dhe informatat të cilat janë në dispozicion të ministrit.
(2) Të punësuarit në ministrinë me kërkesë të zëvendësministrit plotësues kanë për detyrë t’ia dorëzojnë të gjitha aktet, dokumentet dhe informatat të cilat janë në dispozicion të ministrit.
Neni 50
Të drejtat e përcaktuara në Ligjin për rroga dhe kompensime tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë” (“Gazeta Zyrtare e RSM-së numër 36/1990 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 38/1991, 23/1997, 37/2005, 84/2005, 121/2007, 161/2008, 92/2009, 42/10, 97/10, 162/10, 111/12, 145/12, 170/13 dhe 139/14), i takojnë edhe zëvendësministrit plotësues nga dita e emërimit, deri në fund të muajit në të cilin i ka pushuar funksioni.
Neni 51
(1) Zëvendësministri plotësues ka të drejtë për këshilltarë të veçantë dhe nëpunës të kabinetit numri i të cilëve është ekuivalent me numrin e këshilltarëve të veçantë dhe nëpunësve të kabinetit në kabinetin e ministrit, sipas Ligjit për nëpunës administrativë.
(2) Vendet e veçanta të punës nga paragrafi (1) i këtij neni mund të plotësohen me nëpunësit administrativë në procedurën e rregulluar me Ligjin për nëpunës administrativë (mobilitet) apo në procedurën pa shpalljen e konkursit publik.
(3) Punësimi në vende të veçanta të punës nga paragrafi (2) i këtij neni zgjat
deri në skadimin e mandatit të zëvendësministrit plotësues.
(4) Punësimi në vende të veçanta të punës nga paragrafi (2) i këtij neni mund
të pushojë edhe para skadimit të mandatit me kërkesë të zëvendësministrit plotësues apo me kërkesë të të punësuarit.
(5) Gjatë kohës së kryerjes së detyrave të punës në kabinetin e zëvendësministrit plotësues të punësuarit nga paragrafi (2) i këtij neni i pushojnë të drejtat e marrëdhënies së punës nga vendi paraprak i punës.
(6) I punësuari nga paragrafi (2) i këtij neni ka të drejtë të kthehet te punëdhënësi paraprak në vendin e njëjtë apo të ngjashëm të punës që i përgjigjet përgatitjes së tij profesionale më së voni në afat prej pesë ditësh nga dita e ndërprerjes së shkakut për pezullimin e të drejtave nga marrëdhënia paraprake e punës.
(7) Rroga dhe kompensimet tjera të të punësuarve nga paragrafi (1) i këtij neni është përkatëse me rrogën e këshilltarëve të veçantë dhe nëpunësve të kabinetit në kabinetin e ministrit.”.
Neni 3
(1) Pas pushimit të funksionit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe ministrit të Punës dhe Politikës Sociale në pajtim me nenin 44 paragrafi (1) i këtij ligji, zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe zëvendësministri në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, e marrin kompetencën përkatësisht e ushtrojnë funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme përkatësisht ministrit të Punës dhe Politikës Sociale në ditën e ardhshme pas ditës së shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për zbatimin e zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
(2) Të gjitha vendimet eventuale të miratuara nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme dhe ministrit të Punës dhe Politikës Sociale të zgjedhur në pajtim me nenin 44 paragrafi (1) të këtij ligji, pas ditës së shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e mbajtura për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, janë të pavlefshme me fuqinë e ligjit dhe nuk prodhojnë veprim juridik.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi në ditën e botimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, ndërsa do të zbatohet deri në aderimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Në zgjedhjet e fundit, LSDM së bashku me partitë shqiptare arriti që të merr pushtetin nga OBRM-PDUKM-ja që edhe pse ishte fituese, nuk mundi të gjejë koalicion tek partitë shqiptare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A