Ekspertët shprehen skeptik se zgjedhjet e 11 dhjetorit mund të jenë kredibile, duke u bazuar në faktin se aktorët që organizojnë zgjedhjet janë të njëjtë.
“Krijimi i frikës, presioneve,… blerja e votave- është krijuar njëfar “legjende urbane”. Ende s’kemi argumente, për ta vërtetuar atë që gjithë e përmendin”, potencoi Marija Ristevska nga CPRM.
Dragan Malinovski, ekspert juridik, thotë se problemi është pikërisht këtu- pse nuk janë vërtetuar “legjendat urbane”. Për këtë arsye nuk do të kemi zgjedhje normale, thotë ai.
“Nuk mund të presim zgjedhje kredibile, kur kemi institucione jo kredibile. Shume vite flasim se kemi problem me kredibilitetin e institucioneve. Edhe në Raportin e Progresit theksohet se Maqedonia është e robëruar. Institucionet janë në funksion të partive në pushtet. Fatkeqësisht populli po e pranon këtë fenomen. Ai që fiton fiton gjithçka, ai që humb, humb gjithçka. Nuk jam optimist”, nënvizoi Malinovski.
“Derisa ne debatojmë bartësit e institucioneve janë në terren dhe jo në shërbim të qytetarëve. Përgjegjësi nuk ka. Kemi lëndë edhe në PSP për manipulimin e zgjedhjeve. Nga Prokuroria Publike as që presim të ngre procedurë. Duhet të bëjmë presion më tepër, kundër korrupsioni në zgjedhje”, vlerëson Malinka Ristevska Jordanova, nga Instituti për Politikë Europiane.
Xhevdet Hajredini, ish ministër i Financave kujton se aq sa është kontribuar në luftën kundër korrupsionit, aq edhe është zgjeruar korrupsioni, në forma të ndryshme. Partitë e njëjta i kemi dhe mos pritni se do t’i ndërrojnë mekanizmat, porositë ai, njofton Portalb.
Ekspertët debatuan sot në panelin e organizuar nga OJQ Civil me temë “Sfidat për procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit