LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Izrael nuk prodhojnë fitues të qartë

Zgjedhjet në Izrael nuk prodhojnë fitues të qartë

Exit pollet në Izrael tregojnë se nuk ka fitues të qartë të zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën të martën.

Sondazhet e tre stacioneve kryesore televizive tregojnë se Benjamin Netanyahu, i cili synon të zgjasë dominimin e tij 12-vjeçar si kryeministër, dhe aleatët e tij fetarë dhe nacionalistë kanë fituar 53-54 ulëse në Parlamentin me 120 vende.

Kundërshtarët e tij pritet të fitojnë 59 ulëse, ndërsa partia Yamina e Naftalu Bennettit 7 ose 8.


Nëse rezultatet përfundimtare janë në përputhje me parashikimet, të dyja palët do të duhet t’i drejtohen Bennettit për të formuar një shumicë prej së paku 61 ulësesh.

Bennett, i cili ndjek një ideologji të ashpër nacionaliste si Netanyahu, ka sinjalizuar se do të ishte i hapur për bashkëpunim me rivalët e tij, nëse i jepet shansi për t’u bërë kryeministër.

Zgjedhjet e së martës në Izrael ishin të katërtat në dy vjet.

Tri palë zgjedhjet e kaluara janë pasuar me bisedime të vështira për formimin e koalicionit.

Të fundit u zhvilluan vetëm dy javë përpara gjykimit të Netanyahut për akuzat për korrupsion dhe ryshfet, të cilat vetë ai i mohon.

Në fushatë, Netanyahu ka shfrytëzuar suksesin e tij në vaksinimin e popullsisë kundër coronavirusit.

Rreth gjysma e izraelitëve janë imuniziuar plotësisht. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Evropa
Kalo në kategori