Lufta e Putinit kundër Ukrainës reflektohet në disa postera zgjedhorë për zgjedhjet e ardhshme në Gjermani. Cilat parti e përdorin dhe me çfarë sloganesh duan ato të fitojnë vota?
Postera zgjedhorë që tregojnë kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin rus, Vladimir Putin janë shfaqur në Bon dhe zonën përreth. Posterat vijnë nga një parti e vogël satirike që e quan veten “Partia”.
“Zërat më të fortë të Gjermanisë për Europën”
Posterat zgjedhorë janë varur që nga fillimi i janarit në Gjermani dhe janë pjesë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme federale të 23 shkurtit.
Aty lexon parulla si: “Zërat më të fortë të Gjermanisë për Evropën” dhe “Votoni për partinë – mos ia lini Evropën Leyen!”
Fjala “Leyen”, e cila kur shqiptohet tingëllon si “e paaftë”, nënkupton njerëz të pakualifikuar dhe amatorë, synon të jetë një aludim për mbiemrin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Partia satirike “Partia” aktualisht nuk është e përfaqësuar as në Bundestag ose në parlamentet e landeve.
Në 2020 dhe 2021, megjithatë, ajo kishte një përfaqësues të vetëm, Marco Bülow, në Bundestag.
Partia ka dy përfaqësues në Parlamentin Evropian.
Parullat e këtij viti në posterat ironikë zgjedhorë janë me mbushkrime si: “Nuk ka luftë botërore pa Gjermaninë!”, “Votoni për partinë – ajo është shumë e mirë!” ose, për shembull, “Mos e menderosni kur të vini kryqin tuaj!”.
Slogani i fundit shfaqet në një poster që përshkruan një burrë me flokë të gjatë me një kurorë me gjemba në kokë – një referencë për Jezusin.
Loja me fjalën “kryq” synon votimin në zgjedhjet federale.
Çfarë kuptimi kanë posterat me Putinin?
E pyetur nga DW, dega e qarkut të Bonit të partisë tha se postera me fotografi të Scholz dhe Putin ishin përdorur për herë të parë në zgjedhjet evropiane të qershorit 2024.
“Ata ilustrojnë zërat më të fortë në Gjermani kur bëhet fjalë për formësimin e politikës në Evropë”, thotë dega e partisë dhe thekson se kjo është ironi, por përmban edhe kritika për Scholzin.
Partia e quan Putinin një “gomar” dhe thotë për DW se ai “ka nisur një luftë agresioni”.
Nga kjo parti thuhet, se Scholz po e ndihmon Putinin duke mos dërguar mjaftueshëm armë në Ukrainë, por thekson se posterët e saj të Putinit varen vetëm në Bon dhe jo në të gjithë Gjermaninë.
Putin shfaqet edhe në postera të partive të tjera
Megjithëse Putini nuk shfaqet në posterat zgjedhore të partive të tjera gjermane, ai përmendet në disa – për shembull në posterat e partisë Volt Gjermani.
Është dega gjermane e partisë pan-evropiane Volt Europa, e cila angazhohet për më shumë integrim brenda Bashkimit Evropian.
Partia tani ka pesë vende në Parlamentin Evropian, por nuk është e përfaqësuar në Bundestagun gjerman ose në parlamentet e landeve. “Le të kthejmë të ardhmen, me një Evropë të fortë kundër Trump dhe Putin”, thotë një nga posterët e tyre elektoralë.
“Ndaloni Putinin dhe NATO-n! Nuk ka dërgesa armësh!” është shkruar në një poster nga Partia ultra e majtë Marksiste-Leniniste e Gjermanisë.
Ajo gjithashtu nuk është e përfaqësuar në Bundestag apo parlamentet e landeve.
Partia është edhe nën vëzhgimin e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.
“Qëllimet e MLPD-së janë të drejtuara kundër komponentëve thelbësorë të rendit themelor të lirë demokratik”, është arsyetimi në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme të landit Nordrhein-Westfalen.
Sipas autoritetit, ato karakterizohen nga “tre pikat thelbësore të revolucionit, diktatura e proletariatit dhe komunizmi”.
Lufta e Ukrainës nuk është në fokus të fushatës zgjedhore
DW gjithashtu analizoi posterat zgjedhorë nga parti të tjera në disa qytete gjermane dhe gjithashtu shikoi reklamat zgjedhore në internet dhe mediat sociale, por nuk gjeti përmendje të mëtejshme të Putinit apo luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës.
Nga partitë e përfaqësuara në Bundestag, vetëm Aleanca Sahra Wagenknecht shkruan në një poster zgjedhor “Vendi ynë do paqe”, por pa shpjeguar se çfarë saktësisht dhe nëse kjo dëshirë lidhet me Ukrainën.
“Fakti që tema e Ukrainës u zhduk pothuajse plotësisht në fushatën zgjedhore dërgon një mesazh shkatërrues që kjo nuk mund të lejohet të ndodhë”, kritikoi Andrij Melnyk, ish-ambasadori ukrainas në Gjermani, në rrjetin social X më 29 janar.
Së fundmi ai u bë përfaqësuesi i përhershëm i vendit të tij në Kombet e Bashkuara. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pentagoni po shqyrton veprime ushtarake për të siguruar kontrollin e Kanalit të Panamasë?

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

“Askush nuk është i sigurt”, Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës