LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Bjellorusi as të lira e as të drejta, BE paralajmëron sanksione

Zgjedhjet në Bjellorusi as të lira e as të drejta, BE paralajmëron sanksione

Votat përfundimtare janë ende duke u numëruar dhe rezultati nuk pritet të publikohet deri vonë, por televizioni shtetëror parashikon që Alexander Lukashenko të fitojë me pothuajse 88% të votave.

Ndërsa Bashkimi Evropian ka kërcënuar me sanksione të reja ndaj Bjellorusisë pasi Lukashenko duket i sigurt se do të shënojë fitoren e tij të shtatë radhazi në zgjedhje që nga viti 1994.

“Zgjedhjet e rreme të sotme në Bjellorusi nuk kanë qenë as të lira dhe as të drejta”, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas në një deklaratë të përbashkët me komisioneren e zgjerimit, Marta Kos.


“Shtypja e pamëshirshme dhe e paprecedentë e të drejtave të njeriut, kufizimet për pjesëmarrjen politike dhe aksesin në mediat e pavarura në Bjellorusi, e kanë privuar procesin zgjedhor nga çdo legjitimitet”, thuhet në deklaratë.

Bëhet e ditur se ato i kërkuan qeverisë bjelloruse të lirojë të burgosurit politikë, duke përfshirë një punonjës të delegacionit të BE-së në kryeqytetin, Minsk, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Ndër tjera, Kallas dhe Kos thanë se vendimi për të ftuar vëzhgues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë vetëm 10 ditë më parë e pengoi grupin të monitoronte procesin e plotë zgjedhor.

“Për këto arsye, si dhe përfshirjen e regjimit bjellorus në luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe sulmet e saj hibride kundër fqinjëve të saj, BE do të vazhdojë të vendosë masa kufizuese dhe të synuara kundër qeverisë bjelloruse”, njoftuan zyrtarët e BE-së.

Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, Lukashenko kryeson me 87 për qind të votave
Lexo po ashtu Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, Lukashenko kryeson me 87 për qind të votave

Por, ata nuk dhanë më shumë detaje se çfarë do të synonte paketa e re eventuale e sanksioneve ose kur do të zbatohej.

Diku tjetër në Evropë, rezultatet e zgjedhjeve, të cilat parashikojnë një përqindje pothuajse 88% të votave për Lukashenkon, u prit me tallje.

“Populli i Bjellorusisë nuk kishte zgjidhje tjetër. Është një ditë e hidhur për të gjithë ata që dëshirojnë lirinë dhe demokracinë”, tha Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock në një postim në X.

Ministri i Jashtëm i Polonisë Radoslaw Sikorski shprehu habinë që “vetëm” 87.6% e elektoratit votuan për Lukashenkon, në një postim të paqartë në X.

“A do të futen pjesa tjetër në burgje?”, pyeti ai.

Ndryshe, fitorja e Lukashenkos në zgjedhjet e vitit 2020 u hodh poshtë gjithashtu si një mashtrim nga Perëndimi dhe rezultati shkaktoi javë protestash të gjera në të gjithë vendin.

Kjo shkaktoi një goditje brutale nga forcat e sigurisë dhe çoi në 65,000 arrestime.

Vlerësohet se ka rreth 1200 të burgosur politikë në sistemin e burgjeve në Bjellorusi dhe rreth 500,000 njerëz u larguan nga vendi pas zgjedhjeve të vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori