Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur konferencën rajonale “Sfidat dhe praktikat rajonale në reformimin e sistemit zgjedhor”, ku u tha se zgjedhjet e shpeshta në këto dhjetë viteve e fundit po e pengojnë reformimin e sistemit zgjedhor.
Ismet Kryeziu, drejtor i KDI-së, tha se zgjedhjet e shpeshta në këto dhjetë viteve e fundit po e pengojnë reformimin e sistemit zgjedhor.
“Kemi punuar për reformimin e sistemit zgjedhor nga viti 2010 deri në vitin 2013, kujtoj se nga viti 2014 janë përfshirë dhe akterë tjerë në këtë çështje, si nga grupet parlamentare punuese, shoqëria civile, organizata ndërkombëtare. Kemi një draft shumë të mirë të punuar që është në arkiva të parlamentin e Kosovës, bëjë thirrje që anëtarët përgjegjës t’i nxjerrin nga arkiva këto dokumente për të pasur një reformim të sistemit”, ka thënë Kryeziu.
Ai më tej tha se janë disa segmente që duhet ndërhyrë në reformë zgjedhore, duke filluar nga zona zgjedhore, e pragu elektoral.
Ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu tha se reforma mund të arrihet vetëm përmes konsensusit ndërmjet partive politike.
“Më lejoni të theksoi se në qoftë se paraqitet nevoja për të pasur zgjedhje të parakohshme, të papritura, këto zgjedhje besoj dhe duhet të ndodhin me legjislacionin aktual, nuk duhet të kushtëzohet me mos zgjedhje të reja për shkak të reformës zgjedhore, reforma merr kohë” shtoi ai, raporton KP.
Ndërsa, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka shprehu keqardhje se tash e tetë vite nuk është përmbyllur procesi i reformës zgjedhore.
“Kësaj reforme mendoj se duhet t’i nënshtrohet së pari votimi me kusht, emërimi i anëtarëve të këshillave të vendvotimeve, mënyra e numërimit të fletëvotimeve, apo shumë çështje të tjera të cilat sigurisht mund t’i debatojmë gjatë reformës. Reforma zgjedhore duhet të siguroj integritetin e zgjedhjeve të ardhshme se vetëm kështu mund të sigurojmë zgjedhje të lira, demokratike”, përfundoi Daka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

Arrestimi i Millosh Antoviq, i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan - Prokuroria Speciale jep detaje

LDK propozon Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit

IKD: Letra e dorëzuar nga Kurti, nuk paraqet akt të dorëheqjes

Çfarë thotë ligji për dorëheqjen e Qeverisë?

"Vrasja në “Kobra City” s’ndodhi për mospagesën e faturës", dëshmitarja thotë se njëri i akuzuar e hoqi CD e kamerave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?