LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e reja janë interes shtetëror, LDK kërkon edhe disa deputetë nga pozita për rrëzimin e Qeverisë

Zgjedhjet e reja janë interes shtetëror, LDK kërkon edhe disa deputetë nga pozita për rrëzimin e Qeverisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, e sheh urgjente mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ai ka bërë me dije se zgjedhjet e parakohshme nuk janë më vetëm kërkesë e opozitës, por edhe interes shtetëror i Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Zemaj ka thënë se këto institucione e kanë humbur legjitimitetin popullor për ta drejtuar vendin. “Tanimë ekziston arsye e plotë se këto institucione kanë humbur edhe atë legjitimitet të paktë që e kanë pasur. Dhe nevoja për të shkuar në zgjedhje të reja nuk është vetëm kërkesë e jona, por edhe interes shtetëror”, ka thënë Zemaj.


Ai ka treguar se pikërisht për shkak të mungesës sëlegjitimitetit të këtyre institucioneve, LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e procesit të dialogut me Serbinë. Sipas tij, vetëm pas zgjedhjeve të reja mund të flitet për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

“Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa stabilitet institucional. Ne si LDK kërkojmë legjitimitet të ri i cili garanton konsensus, njëherësh raport korrekt me partnerët ndërkombëtarë, të cilët e kanë mbështetur Kosovën në rrugën e saj për liri dhe pavarësi. Ne së pari kërkojmë të kemi konfirmim të mbështetjes popullore dhe të marrim diçka e cila nuk krijon besim ashtu siç po pretendon Qeveria aktuale me disa lloj të grupeve, individë dhe ikje nga përgjegjësia ligjore që kanë”, është shprehur Zemaj.

Deputeti i LDK-së ka folur edhe për rrugën që do ta ndjekë opozita për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Zemaj ka bërë me dije se për këtë qëllim opozita synon ta ketë edhe përkrahjen e disa deputetëve të pozitës.

“Vetëm me forma demokratike, të koordinuar dhe me grupet e tjera opozitare dhe duke zgjeruar angazhimin që të bindim edhe deputetë të tjerë të cilët do të dalin nga interesi i ngushtë politik dhe ta krijojnë mundësinë e përqafimit të një vendimi i cili mendojmë se është në interes të përgjithshëm të Kosovës”, ka deklaruar Zemaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori