Pothuajse asnjëra legjislaturë në Kosovë nuk ka arritur të përfundojë mandatin kushtetues katër vjeçar, çka ka ndikuar që vendi të shkojë në vazhdimësi në zgjedhje të parakohshme.
Mesatarja e një mandati qeverisës në Kosovë nuk ka arritur të jetë më shumë se dy vjet e gjysmë. Zgjedhjet e fundit të parakohshme ishin mbajtur në qershor të vitit 2014.
Aktualisht, tema kryesore politike, mbetet sërish organizimi i zgjedhjeve të parakohshme, proces ky që besohet se vjen si rrjedhojë e mungesës së funksionimit të institucioneve.
Këto zgjedhje, veç tjerash kanë një kosto të lartë financiare.
Sipas llogaritjeve, vlerësohet se për një palë zgjedhje parlamentare në Kosovë, buxheti shpenzon deri në 10 milionë euro.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kostoja e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura në vitin 2014, ka qenë mbi 4 milionë euro.
“Në shpenzimet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur në qershor të vitit 2014, kanë qenë 4 milionë e 111 mijë euro. Sipas kësaj shumë, shpenzimet për një votues kanë qenë 2.3 euro”, sqaron Elezi.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë aktualizuar edhe tani si çështje jo vetëm nga partitë opozitare në Kosovë, por edhe nga partitë e koalicionit, për shkak të bllokadës politike në vendimmarrje, sidomos në Kuvendin e Kosovës.
Shpenzimet për procesin zgjedhor, sipas organizatave joqeveritare të cilat monitorojnë procese të tilla, vlerësohen të arrijnë vlera shumë më të larta se 4 milionë euro.
Albert Krasniqi, analist i Institutit Demokratik të Kosovës, thotë se shpenzimet janë milionëshe, por që nuk ka ndonjë përllogaritje të saktë për një pjesë jashtë shpenzimeve zyrtare që bëhen për organizimin e zgjedhjeve.
“Sa i përket kostos financiare përllogaritet që është diku rreth 6 milionë euro që i kushton buxhetit të Kosovës procesi i organizmit të zgjedhjeve, por këtu ka edhe kosto shtesë për shkak se shpenzojnë edhe partitë politike për fushata zgjedhore, po ashtu edhe kandidatët, pastaj dhe organizatat që bëjnë monitorimin e zgjedhjeve dhe kjo kosto arrin 8 deri në 10 milionë euro”, thotë ai.
Partitë politike, sipas Krasniqit, nuk kanë qenë transparente në deklarimin e shpenzimeve të tyre që i bëjnë gjatë fushatave zgjedhore dhe kjo, sipas tij, ka bërë që të mos ketë një kosto të saktë të fushatës zgjedhore të partive politike dhe tërë procesit zgjedhor në përgjithësi.
Sidoqoftë, marrë parasysh në tërësi buxhetin e shtetit prej rreth 2 miliardë eurosh, shpenzimet prej 6 milionë euro për procesin zgjedhor, sipas Albert Krasniqi nga KDI, nuk do të duhej të paraqisnin ndonjë problem.
“Demokracia ka një çmim dhe ky është një çmim financiar të cilin ne duhet të paguajmë si shoqëri. Më e rëndësishme se kostoja financiare është institucionet që dalin nga këto zgjedhje dhe çfarë këto institucione do të përfaqësojnë pasi që të kryhen zgjedhjet”, thotë Krasniqi.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili është përgjegjës për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovë, thotë se është i përkushtuar për të përmbushur detyrimin e vet kushtetutes për të organizuar zgjedhje kurdo që një gjë e tillë kërkohet. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit