Zgjedhjet e modës vjeshtore të Olivia Palermos: Asgjë e thjeshtë dhe e reduktuar, vetëm le të shpërthejë!

Prej vitesh i ndjekim zgjedhjet e saj, ajo na jep pak kurajë për të provuar diçka që mund të mos kishim guxuar kurrë ta bënim më parë
Prerjet e lehta për t'u veshur që balancojnë mes klasikes dhe modernes, forma asimetrike, modele mbresëlënëse dhe eleganca e përjetshme janë zgjedhjet e shpeshta të bukuroshes njujorkeze, transmeton Telegrafi.
Për sezonin vjeshtë-dimër 2021, Olivia me kombinimet dhe pjesët e saj të guximshme thotë se koha për veshje komode si tuta dhe atlete është pas nesh.
Ajo kombinon modele të guximshme, perishane, pupla, lëkurë në mënyrën e saj. Nuk ka njeri që vishet si ajo dhe për këtë arsye ajo është frymëzimi ynë i përjetshëm.
Pra, le të shohim se çfarë ka në dollapin e bukuroshes Olivia Palermo këtë vjeshtë:
1. Kostum pelushi

























































