Vendi i kryetarit të OBRM-PDUKM-së në Kuvendin e Maqedonisë nuk do të mund të jetë i mbushur sepse do të zgjedhën të gjithë 120 deputetët. Edhe Zoran Stavreski, Nikolla Todorov dhe Nikolla Poposki nuk mund të jenë ministra sepse janë në listën zgjedhore, transmeton Portalb.
Nëse OBRM-PDUKM qëndron në vendimin që vet të shkojë në zgjedhjet e caktuara më 5 qershor, shteti do të përballet me disa situata logjike, madje edhe absurde. Të gjithë 120 vendet deputetëve do të mbushen nga listat e OBRM-PDUKM-së, që do të thotë se të gjithë kandidatët e nominuar do të zgjidhen.
Për atë kryetari i partisë, Nikolla Gruevski, i cili është bartës i listës kandiduese në njësinë zgjedhore numër 1, nuk do të mund të zgjidhet kryeministër, sepse nuk ka nga ku të plotësohet vendi i tij, shkruan “Utrinski”, transmeton Portalb.
E njëjta vlen edhe për kandidatët për deputetët nga radhët e OBRM-PDUKM-së, të cilët opinioni është mësuar t’i shohë si ministra. Në mesin e tyre janë edhe ministrat aktual, ai i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, Financave, Zoran Stavreski dhe Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki. Këto janë edhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska – Milevska, por edhe zëvendësministri plotësues i Politikës dhe Punës Sociale, Dime Spasov.
Në ekipin e OBRM-PDUKM-së, pa mundësi për transferim në Qeveri, nëse mbahen zgjedhjet më 5 qershor do të hyjnë edhe Antonio Milloshoski dhe Ilija Dimovski, të cilët janë kuadër i besueshëm i Gruevskit.
Në dispozicion do të partisë do të ngelin kryeministri aktual, Emil Dimitriev dhe zëvendësministri për Çështje Evropiane, Vlladimir Peshevski, por edhe ministrat për Mbrojtje dhe Shoqëri Informatike, Zoran Jolevski dhe Marta Arsovska – Tomovska, të cilët nuk u gjetën në listat e OBRM-PDUKM-së.
Për ekspertët juridik kjo nuk ka qëndrueshmëri kushtetuese, sepse modeli proporcional zgjedhor nuk njeh praktikë që të gjithë deputetët të zgjidhen vetëm nga një listë kandiduese. Gjithashtu, modeli proporcional i zgjedhjes, nuk e lejon mundësinë për zgjedhje plotësuese për mbushjen e vendeve të zbrazëta të deputetëve. Opsioni i tillë ekziston vetëm në modelin e shumicës.
Sipas profesorit universitar, Temelko Risteski, në situatë të këtillë do të dalin vetëm komplikime të reja juridike, sepse në shoqëri demokratike patjetër qytetarët të zgjedhin mes dy ose më tepër opsioneve.
Mëdyshje të reja nxjerrë edhe deklarata e zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së, Ivo Kotevski, për Agjencinë “Bllumberg”, i cili paralajmëron se përbërja e re parlamentare, e cila do të ishte e zgjedhur nga zgjedhjet e 5 qershorit, menjëherë do të jep dorëheqje,
“Gjithashtu ne nuk duam zgjedhje pa kundërshtar, por sipas të gjitha gjasave përbërja e re parlamentare do të jep dorëheqje që në seancën e parë pas votimit”,. Deklaroi Kotevski duke shtuar se për ta është e rëndësishme që të dërgohet porosi e fuqishme që ata kanë përkrahje te populli.
Nëse përbërja e re që në seancën e parë do të jep dorëheqje, atëherë çështja është se cili kabinet qeveritar do të ngelet në “Ilindenska” numër 2. Në atë rast, nuk do të zgjidhet kabinet i ri qeveritar, ndërkaq kabineti i Qeverisë së Emil Dimitrievit nuk do të ketë legjitimitet që të vazhdojë ta kryej punën, sepse deputetët që e kanë votuar tanimë do t’u ndalet mandati.
Në publikun politik shfaqet edhe mëdyshja se dorëheqjet e shpejta të deputetëve të ri a do të tregojnë që përsëri shumica e OBRM-PDUKM-së, pa pajtueshmërinë e partive tjera politike do ta shpërbëjë Parlamentin dhe do të caktojë datë të re për zgjedhje të reja. Ish kryeministri Gruevski, tanimë ka paralajmëruar opsion se Maqedonia këtë vit do të mbaje dy cikle zgjedhore, por nëse shpërbërja e tyre përsëri do të bëhet pa pajtueshmërinë e katër liderëve të Marrëveshjes së Përzhinos, atëherë për shtetit do të thotë, hyrje në krizë të re politike.
Nga ana tjetër, nga opozita, kalkulimet e këtilla politike i komentojnë si tentativa të pasuksesshme tëOBRM-PDUKM-së që ajo të shkojë në zgjedhje pa u plotësuar kushtet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë