Zgjedhjet e 12 tetorit, LDK zyrtarizon të enjten të gjithë kandidatët

Lidhja Demokratike e Kosovës do të zyrtarizojë të enjten të gjithë kandidatët e saj për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të vitit 2025.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
Deri më tani, partia ka bërë publike disa nga emrat e kandidatëve, ndërsa zyrtarizimi i plotë pritet të ndodhë këtë javë.
Zgjedhjet lokale janë caktuar të mbahen më 12 tetor 2025./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































