Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), të shtunën më 6 korrik do të mbaj Kuvendin Zgjedhor ku pritet të zgjedhet kryesia e re.

Sipas njoftimit për media, AGK ka bërë të ditur se Kuvendi Zgjedhor do të nis punimet në orën 11:00.


“Më 6 korrik, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, për zgjedhjen e kryesisë së re të organizatës, në Atelienë përballë Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni rendin e ditës për këtë Kuvend Zgjedhor: 11:00 Regjistrimi; 11:30 Hapja dhe nisja e punimeve të Kuvendit; 11:40 Prezantimi i raportit të punës dhe atij financiar korrik 2021-korrik 2024; 12:00 Propozimet dhe votimi për ndryshimet në Statutin e AGK-së; 12:30 Zgjedhja e komisionit 5 anëtarësh të punës; 12:40 Adresimet e kandidatëve për Kryetar; 12:50 Votimi dhe procesi i numërimit për Kryetar/e dhe Anëtarë të Bordit; 15:00 Shpallja e rezultateve. /Telegrafi/

image