Favorizuar nga moti me diell, zgjatja e sezonit turistik përtej muajve tradicionalë të verës shtoi fluksin e vizitorëve të huaj në Shqipëri edhe në muajin shtator.
Të dhënat e institutit të statistikave INSTAT bëjnë të ditur se në shtator, në vend hynë 1.1 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 45 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ky është niveli më i lartë i hyrjeve të të huajve të regjistruar ndonjëherë në këtë muaj.
Edhe për periudhën janar-shtator, shifrat tregojnë një rekord historik. Në vend kanë hyrë gjithsej 8.3 milionë shtetas të huaj, që është një shifër 29 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Sipas njoftimit të INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin shtator 2023, janë 1.65 milionë. Ky tregues rezulton me një rritje 36.6 për qind, krahasuar me shtator 2022.
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit shtator 2023, janë 1.7 milionë duke shënuar një rritje me 25.0 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Reklama e bërë në mediat e huaja për Shqipërinë, çmimet e lira brenda në vend, por edhe ato të fluturimeve kanë bërë që gjithnjë e më shumë të huaj të zbulojnë bukuritë natyrore të vendit, duke i dhënë gjallëri konsumit që ishte ndryshuar si rrjedhojë e frenimit të blerjeve nga çmimet e larta dhe ritmet e larta të emigracionit, sidomos të të rinjve.
Baret, restorantet, hotelet, etj kanë raportuar një ecuri të mirë në verë, të ndikuar nga konsumi i turistëve, ndërsa shumë persona kanë shfrytëzuar këtë tendencë për të dhënë shtëpitë me qira. Edhe të ardhurat nga TVSH e brendshme, sipas të dhënave nga Ministria e Financave u rritën me 29 për qind në shtator.
Të dhënat e tjera nga Ministria e turizmit bëjnë të ditur se peshën më të madhe të turistëve vijojnë ta mbajnë shtetasit e Kosovës, me rreth 33 për qind të totalit, të ndjekur nga italianët që këtë vit janë të dytët me rreth 10 për qind, të tretët kanë kaluar maqedonasit, e më pas vijnë shtetasit nga Mali i Zi e Greqia.
Në shtator 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 1.06 milionë shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore/Paqësori, përkatësisht me 29,236 dhe 8,958 shtetas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë