LAJMI I FUNDIT:

​Zgjatet deri më 5 tetor afati për aplikim për subvencione

​Zgjatet deri më 5 tetor afati për aplikim për subvencione

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se afati për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2021 është zgjatur deri më 5 tetor 2021, ora 16:00.

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe drejtorive komunale për bujqësi duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2021.

Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë. Të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në ueb faqen e MBPZHR-së www.mbpzhr-ks.net dhe në ueb faqen e AZHB-së www.azhb-ks.net, si dhe në drejtoritë komunale për bujqësi.