LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët e Kosovës janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët e Kosovës janë të kalueshme
Foto: Ilustrim

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, me bashkëpunëtorë po monitoron disa nga rrugët e Kosovës pas rënieve të vazhdueshme të borës.

Durmishi në një shënim në Facebook thotë se po punohet për t’u siguruar që rrugët janë të kalueshme.

“Edhe në këto orë të vona jemi në teren për t’u siguruar se po punohet me intensitet të shtuar në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme pavarësisht reshjeve të vazhdueshme”.


Ai njofton se aktualisht të gjitha rrugët e Kosovës janë të kalueshme.

“Në të gjitha shtatë regjionet kompanitë e kontraktuara janë në teren dhe aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme”.

Zyrtari qeveritarë iu ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes së automjeteve.

“Lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë me vete pajisjet e nevojshme dhe të vozisin me kujdes të shtuar”.

“Ne do të kujdesemi që ju ta keni sa më të lehtë lëvizjen nëpër rrugët që janë në kompetencë të MMPHI – së”, ka njoftuar Durmishi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori