Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi vizitoi Kompaninë “Intercoop Group”

Zëvendëskryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Ramiz Kelmendi ka vizituar të premten Kompaninë “Intercoop Group” në Pejë, e cila që nga fillimi i punës e deri me tani vepron suksesshëm në tregun Kosovar, duke ofruar dhe prodhuar produkte ushqimore të kualitetit shumë të lartë.
'Intercoop Group' është prodhues / përpunues edhe i këtyre produkteve:
- Inn kafe turke,
- patatinave“ Chipsich”,
- sheqerit kokërr “Interpack”,
- ujit dhe lëngjeve të gazuara “HappyDrinks” dhe
- Vodka Romana
Gjatë vizitës, zëvendëskryeministri në detyrë Kelmendi i informoi drejtuesit e kompanisë “Intercoop' rreth Pakos Fiskale 2, si dhe për planet e ardhshme dhe punën që ka bërë qeveria Mustafa në këtë mandat qeverisës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































