LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri Kelmendi vizitoi pikën kufitare në Merdar

Zëvendëskryeministri Kelmendi vizitoi pikën kufitare në Merdar
Zëvendëskryeministri i  Kosovës, Ramiz Kelmendi, vizitoi pikën kufitare në Merdar, ku u prit nga zyrtarët e Policisë dhe të Doganave të Kosovës dhe u njoftua nga afër me punën që po bëhet në këtë pikë kufitare.
 
Kjo vizitë u realizua një ditë pasi një raport i Transparency International konstatoi se Policia e Kosovës është më e pavarura dhe më e besueshmja në Ballkanin Perëndimor. 
Zëvendëskryeministri Kelmendi uroi Policinë e Kosovës për këtë vlerësim, duke theksuar se kjo është edhe një shtytje që Policia e Kosovës të jetë gjithmonë në krye të detyrës. 
Zëvendëskryeministri u njoftua nga zyrtarët policorë dhe ata të Doganës për punën që është bërë në reduktimin e pritjeve të gjata për bashkudhëtarët, si dhe për ndërtimin e objekteve të reja, që lehtëson në masë të madhe kryerjen e punëve dhe detyrave policore.
 
Komandanti i pikës kufitare, Ferhat Gashi, tha se për Policinë e Kosovës është nder i veçantë kur kemi një vlerësim nga një organizatë siç është Transparency International.
“Ky vlerësim na bënë nderë dhe na jep një shtytje edhe më të madhe që edhe në të ardhmen të japim maksimumin tonë dhe t’i kryejmë detyrat të cilat na obligon ligji. Është nder dhe krenari e madhe që si policia më e re në rajon kemi arrit ta fitojmë këtë besim. Kjo është bërë me punën dhe angazhimin tonë, por edhe me përkrahjen e institucioneve vendore e ndërkombëtare”, tha komandanti Gashi.
 
Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi, falënderoi Policinë e Kosovës dhe Doganat, duke thënë se kanë meritat e tyre për gjithë stabilitetin politik dhe ekonomik. 
 
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, Valdet Hoxha falënderoi policinë për suksesin e dëshmuar, por edhe për bashkëpunimin me autoritetet tjera përgjegjëse. /Telehgrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori