Rikthehet furnizimi me energji elektrike në fshatin Bllagajë të Pejës ku si pasojë e një aksidenti automobilistik që ka ndodhur dje, kur një automjet është ndeshur me trafon elektrike, i ishte ndërprerë rryma këtij fshati.
Ekipet e KEDS-it kanë arritur që shumë shpejt të intervenojnë në vendin e ngjarjes edhe pse prishja ishte e madhe.
Ekipet nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, kanë marrë fillimisht masat përkatëse në parandalim të ndonjë dëmi eventual më të madh, që do rezultonte me rrezikshmëri të lartë për ekonomitë familjare në këtë fshat dhe më pastaj kanë nisur punën operative në sanimin e dëmeve deri tek rikthimi i furnizimit.
KEDS, ka vendosur trafo të re 160 kVA (kiloVoltAmper) si dhe ka rivendosur shtyllën mbajtëse meqë e mëparshmja, ishte është dëmtuar krejtësisht bashkë me trafon.
Banorët e fshatit Bllagajë, një fshat modern jo fort larg Pejës, kanë ndarë fjalët më të mira, për ekipet e KEDS-it me këtë rast.
“Nuk mbahet mend për këto 16 vjet që dikush ka intervenuar më shpejt e më në kohë se sa ekipet e KEDS-it në këtë rast. Këtu rreziku ka qenë i madh, mirëpo KEDS menjëherë ka marr masat dhe tashmë ka sjellë edhe trafon e re e cila dukshëm do ndikojë edhe në kualitetin e furnizimit këtu. Ky fshat falënderon KEDS-in për këtë masë”, thotë Shefqet Tafili nga Bllagaja.
Njëjtë sikur Tafili, flet edhe banori tjetër Shaban Muriqi.
“Kanë punuar vazhdimisht me shumë njerëz dhe shumë makineri. Dëmi ka qenë siç po e shihni edhe vet dhe kjo ka bërë që i tërë fshati të mbetet pa energji dhe rreziku ka qenë i madh sepse bëhet fjalë për tension të lartë”, thekson Muriqi.
Furnizimi në Bllagajë është rikthyer rreth orës 18:00 sot (28.03.2016).
Lajmin për sanim të demit, intervenim të menjëhershëm dhe rikthim të energjisë e ka konfirmuar edhe Viktor Buzhala – zëdhënës i KEDS-it.
“Lajmi i mire është se Bllagajës i është kthyer furnizimi me energji”, tha ndër të tjera Buzhala.
Avaria me energji në Bllagajë kishte ardhur si pasojë e një aksidenti, kur një makinë kishte goditur shtyllën në të cilën ishte e vendosur trafoja e këtij fshatit e cila furnizon tërë këtë rajon me energji elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame