Etiologjia, shkaqet dhe rreziqet e operimit. Roli dhe rëndësia e Fizioterapisë në trajtim!
Pht. Fatbardha M. Lushaj
fatbardha.lushaj@outlook.com
Gjatë zëvendësimit te kërdhokullës, kirurgu largon pjesët e dëmtuara të nyjës së kërdhokullës dhe ato i zëvendëson me pjesë që kryesisht janë të ndërtuara nga metali, qeramika ose plastika shumë e fortë.
Kjo nyje artificiale (protezë) ndihmon në uljen e dhimbjes dhe përmirëson funksionin. Kirurgjia e zëvendësimit të kërdhokullës që ndryshe quhet edhe “artroplastika totale e kërdhokullës” mund të jetë opsion i mirë për ju nëse dhimbja bëhet aq e padurueshme saqë pengon në punët e përditshme dhe të gjitha terapitë jokirurgjike nuk ju kanë ndihmuar apo nuk kanë qenë efektive.
Dëmtimi i artritit është një ndër arsyet më të shpeshta që qon deri te zëvendësimi i tyre.
Përse operimi?
Faktorët të cilët mund të dëmtojnë kërdhokullat dhe që mund të qojnë deri te zëvendësimi i tyre janë:
• Osteoartriti (që njihet si artriti i shpenzuar), dëmton kërcen e lëmuar e cila gjendet në mes të dy eshtrave dhe shërben për t’i zbutur fërkimet e nyjës.
• Artriti reumatoid. Shkaktohet nga vetë sistemi imunitar që është tejet reagues; prodhon një tip pezmatimi i cili e gërryen kërcen e lëmuar. Nga aty ky pezmatim ndonjëherë kalon edhe më tej tek eshtrat e nyjës duke rezultuar me dëmtimin e kockave përreth, të cilat pastaj dëmtohen apo edhe deformohen.
• Osteonekrosa. Shkaktohet kur furnizimi i gjakut është i mangët apo nuk kalon deri tek pjesa e topit të nyjës; kjo zakonisht shkaktohet nga nxjerrja e kockës nga vendi apo thyerjet e saj. Si rezultat i kësaj, kocka mund të thyhet apo deformohet.
Konsideroni zëvendësimin e kërdhokullës nëse keni dhimbje që:
– Janë të vazhdueshme edhe pas përdorimit të barërave
– Përkeqësohen nga ecja, edhe pse ecjen e bëni me ndihmën e bastunit
– Ndërhyn në gjumin që bëni
– E bënë të vështirë veshjen tuaj
– Ndikon në aftësinë tënde që të ngjiteni shkallëve
– E bënë të vështirë të ngriheni nga pozita e ulëses
Rreziqet e operimit
Disa prej rreziqeve të lidhura me zëvendësimin e kërdhokullës janë:
• Mpiksjet e gjakut. Mpiksjet mund të formohen nëpër venat e këmbës suaj pas operimit. Këto janë të rrezikshme sepse copëzat e imëta mund të shkëputen nga vendi ku është bërë mpiksja dhe të kalojë në mushkëri, zemër dhe ndonjëherë në tru. Pas operimit doktori juaj mund të përshkruajë medikamente për hollimin e gjakut që të parandalojë këtë dukuri.
• Infektimet. Ato mund të ndodhin në vendin e prerjes apo në shtresat më të thella afër kërdhokullës së zëvendësuar. Trajtimi i infeksioneve në shumicën e rasteve bëhet me antibiotikë, por në rastin e infektimeve më të mëdha afër protezës, atëherë mund të çojë deri te ri-operimi për ta hequr dhe zëvendësuar protezën.
• Thyerjet/Çarjet. Gjatë operimit, pjesë të shëndosha të kërdhokullës mund të pësojnë çarje apo thyerje gjatë vendosjes së protezës. Në disa raste çarjet janë të vogla dhe mund të shërohen vet në mënyrë natyrale, por ato që janë më të mëdha mund te kenë nevojë që të stabilizohen me tela, vida dhe ndonjëherë edhe me pllakë metalike.
• Dalja nga vendi. Gjatë jetës së përditshme disa pozicione të caktuara mund të shkaktojnë që topi i nyjës së re të del nga vendi, më saktësisht në muajt e parë pas operimit. Nëse nyja del nga vendi, doktori juaj mund t’ju detyrojë që të përdorni mbajtëse të kërdhokullës dhe t’ju ndihmojë që ta mbani në pozicionin adekuat. Nëse kërdhokulla vazhdon të dalë nga vendi, atëherë në shumicën e rasteve preferohet ri-operimi për stabilizimin dhe forcimin e tij.
• Ndryshimi në gjatësi. Ndonjëherë pas vënies së kërdhokullës së re, këmba e asaj ane mund të përfundojë pak më e madhe apo më e vogël edhepse doktori gjatë gjithë kohës mundohet ta shmangë apo eliminon këtë problem gjatë operimit. Ndonjëherë ky ndryshim mund të shkaktohet edhe nga ngurtësia apo shtrëngimi i muskulit i cili është prekur nga operimi. Ky problem në shumicën e rasteve mund të zgjidhet duke tkurrur dhe zgjatur muskulin që të ndihmojë në shërimin dhe elasticitetin e tij.
• Çlirimi. Edhe pse me implantet e reja është shumë e rrallë që nyja mund të çlirohet, por ka raste kur pas operimit ajo nuk është e fiksuar mirë te kockat e kërdhokullave dhe kështu shkakton dhimbje. Operimi mund të jetë i nevojshëm për ta kaluar problemin.
• Dëmtime të nervave. Ndodhë rrallë që edhe nervat të lëndohen rreth vendin ku është vendosur proteza e re. Dëmtimet nervore mund të shkaktojnë mpirje, ligështi dhe dhimbje.
Nevoja e ri-vendosjes apo zëvendësimit të protezës
Me kalimin e kohës proteza mund të shpenzohet apo të hahet, veçanërisht nëse operimi i kërdhokullës është bërë gjatë kohës kur keni qenë i ri dhe aktiv.
Për ta rregulluar këtë problem, ju mund të keni nevojë për zëvendësimin e protezës, megjithëse materialet e reja edhe avancimet në mjekësi janë duke ndikuar që protezat të zgjasin më shumë se në të kaluarën.
Pas operimit
Pas operacionit, do të dërgoheni në një ambient për t’u rimëkëmbur prej anestezionit. Stafi mjekësor do të monitoroj presionin e gjakut, pulsin, dhimbjen, shqetësimin apo nivelin e komfortit dhe nevojën për medikamente.
Disa pacientë mund të lirohen nga spitali shumë më herët se të tjerët pas disa netëve dhe varësisht ndjenjës së pacientit.
Terapia fizikale
Shpesh te pacientët me probleme ortopedike, për t’i përgatitur para operimit, fillohet me terapi fizikale në mënyrë që pas intervenimit ta kenë më të lehtë adaptimin me ushtrime, përmirësim më të shpejtë dhe më efikas.
Rehabilitimi tek këta pacientë pas kryerjes së operacionit fillon që në ditën e parë në ambientet spitalore. Me Kineziterapi në pozitën e shtrirë, ushtrime pasive, aktive të ndihmuara për lëvizjen e nyjës, ushtrimet statike për forcim të muskulaturës dhe drenazhe limfatike.
Në ditën e dytë pacientët janë të vertikalizuar, me ndihmën e pajisjeve ortopedike ata fillojnë të lëvizin dhe me ndihmën e fizioterapeutit, sigurisht. Këta pacient rekomandohet që të qëndrojnë në spital për disa ditë dhe t’u kryhet terapia fizikale 2-3 herë në ditë.
Në trajtimin e mëtutjeshëm përfshihet dhe përdorimi i modaliteteve (elektroterapi, hidroterapi, etj) të moderuara me kujdes të shtuar. Pra, roli dhe qëllimi kryesor i Fizioterapisë pas operimit është forcimi i muskulaturës së dobësuar, mobilizimi, arritja dhe rifitimi i amplitudës së lëvizshmërisë normale dhe kthimi në aktivitetet e përditshme sa më shpejtë.
Pas dy javësh ose më herët, pacienti mund të largohet në shtëpi; këshillohet për rreziqet dhe kujdesin, poashtu edukohet me njohuritë se si duhet të përdoren ndihmesat e ecjeve si: paterica, këmbësorja apo shkopi (bastunin). Në shumë raste u këshillohet të marrin një terapist/e fizikal, të vazhdojnë ushtrimet në shtëpi!
Ecja tek disa pacient fillon më herët, e tek disa edhe më vone. Kryesisht pacientët pas operimit, në muajin e 3-të janë pothuajse 90% të shëruar, por kjo varion nga pacienti në pacient, ndërsa në disa mund të zgjasë 6-9 muaj. Por, nuk duhet bërë panik asnjëherë! Mos përshtatshmëria mund të zgjasë deri në një vit.
Suksesi i rehabilitimit është kryesisht merita e pacientit dhe puna që do të bëjë me veten po aq sa edhe puna e mjekut.
Pas shërimit të plotë, rikthimit të lëvizshmërisë varësisht prej qasjes operative (posterolaterale, anterolaterale) dhe vlerësimit nga mjeku ortoped, duhet shmangur:
– Fleksionin e kërdhokullës mbi 90 shkallë. Kjo do të thotë që assesi s’duhet ngritur gjurin shumë lartë, ai duhet të mbetet në vijë paralele kur krahasohet me dysheme. Ulja në karrige të ulëta ose përkulja e gjurit për të veshur çorape, mund ta thyejë këtë rregull dhe t’ju vë në rrezik për dislokim.
– Kryqëzimi i këmbës së operuar mbi tjetrën (aduksion) – kur shtriheni nuk duhet prapë të vendosim njërën këmbë mbi tjetrën, me gjasë për ta ruajtur kërdhokullën shtrirë.
Gjatë gjumit disa pacientëve u kërkohet të përdorin jastëkun special për abduksion që të ndihmohen t’i mbajnë këmbët e tyre të ndara nga njëra-tjetra.
– Rrotacioni i brendshëm i kërdhokullës. Nuk duhet të rrotullohet këmba nga pjesa e brendshme, sepse rrezikohet të dislokohet. Kjo do të thotë që këmba dhe gishtërinjtë duhet të mbahen drejtë dhe lehtësisht të rrotulluara nga jashtë gjatë uljes, qëndrimit apo shtrirjes. Gjatë ecjes duhet të bëjmë kujdes maksimal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës