Këta dy përbërës futni në rrobalarëse dhe do të arrini të njëjtin efekt

Në mënyrën natyrale dhe pa kurrfarë kimikatesh do të arrini të keni rroba të buta dhe me aromë të mirë.


Nëse ju mungon zbutësi ose dëshironi të shmangni kimikatet, mund të përdorni truqe të tjera, transmeton Telegrafi.

Zëvendësim të shkëlqyeshëm për zbutës janë dy artikuj:

5 best laundry detergent options for dirty clothes

1. Uthulla

Me të mund të eliminoni njollat nga hekuri, të pastroni banjën, mikrovalën, frigoriferin, por edhe ta përdorni si zbutës natyral të rrobave. Në atë rast rekomandohet të përdorni uthull të bardhë molle të distiluar.

Hidhni në pjesën e dedikuar për zbutës maksimalisht tri lugë uthull. Me sasinë e tillë, nuk do të ndieni aromat e këtij artikull, ndërsa rrobat do të jenë të buta.

ways use vinegar when doing laundry 4858351 17 e52b1205f9e74a18a5aae516a03ccbcf

2. Vajrat eterike

Përdoren në kozmetikë, në relaksim, freskim të hapësirës, por mund të përdoren edhe si mjet për zbutjen e rrobave.

Duhet t’i përzieni 2 deri 3 lugë vaj eterik, sipas dëshirës 2 filxhanë uthull. Përzieni mirë këta dy përbërës. Mund ta përdorni edhe si sprej me të cilin do të spërkatni gardërobën e sapo larë. /Telegrafi/