Zendaya ka ndarë përvojën e saj nga skena e shumëpërfolur e puthjes trepalëshe në filmin "Challengers", ku ajo luan përkrah Josh O’Connor dhe Mike Faist.

Filmi e sjell Zendaya në rolin e Tashit, një ish-yll tenisi që tërhiqet nga sporti për shkak të një dëmtimi, ndërsa ndërton një trekëndësh kompleks dashurie mes bashkëshortit të saj Art (Mike Faist) dhe ish-të dashurit Patrick (Josh O’Connor).


Skena e puthjes trepalëshe u bë virale për shkak të kiminës elektrizuese mes aktorëve.
Në një intervistë për ‘Actors on Actors’ me Nicole Kidman, Zendaya shpjegoi procesin pas xhirimit të kësaj skene, duke theksuar kompleksitetin teknik që qëndron pas saj, shkruan DailyMail.

84188193 14192803 Zendaya center has revealed the details behind her three way kis m 2 1734192878538

"Është një puthje katër, pesë, gjashtë drejtimesh, sepse ka shumë njerëz të përfshirë – nga aktorët deri te kameramanët", tha ajo.

Ajo shtoi se gjithçka ishte e planifikuar me precizion, duke ndjekur ritmin e kamerës dhe koordinimin e ekipit.

Përtej ekranit, Zendaya mbetet në një lidhje të qëndrueshme me aktorin Tom Holland, me të cilin u përfol për herë të parë si çift pas xhirimeve të "Spider-Man: Homecoming" në vitin 2017. /Telegrafi/

84307953 14192803 The buzzy movie starred Zendaya as Tashi a former tennis star wh m 11 1734193011125

84307957 14192803 Mike left plays her husband Art whom she molds into a tennis sta a 4 1734198768244

84307955 14192803 When Art and Patrick find themselves playing each other during t m 12 1734193026721