LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Vjen konfirmimi për blerjen e vaksinave Pfizer – BioNTech

Zemaj: Vjen konfirmimi për blerjen e vaksinave Pfizer – BioNTech

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se ka pranuar konfirmimin për blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech.

Zemaj e ka quajtur këtë lajm të gëzueshëm, transmeton Telegrafi.

“Edhe një lajm i gëzueshëm për mua, dhe qytetarët e Kosovës, që pas shumë negociatash dhe shkëmbim të shkresave, vjen konfirmimi për blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech. Duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për angazhimin e sinqertë, shpresoj se kjo do jetë arma më e forte, në luftimin përfundimtar të pandemisë Covid-19”, ka thënë ai.


Zemaj ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Qeveria aktuale qe të vazhdojë në mënyrë efikase finalizimin e kësaj marrëveshje.

“Njëherit, kërkova që Qeveria aktuale, të vazhdojë në mënyrë sa më efiakse, finalizimin e pjesës së marrëveshjes për blerje, e cila siguron vaksinim në masë të qytetarëve të Kosovës në luftimin e pandemisë globale Covid-19.P.S Shkresa dërguar përfaqësuesit të Pfizer-BioNTech, z. Rocha, Qeverisë së Kosovës, Minstrit të Shëndetësisë dhe ekipit teknik profesional në MSh”, ka thënë ai.

Ndryshe, vaksinimi i qytetarëve me vaksinat antiCOVID ka filluar ditën e martë.

Kosova, të dielën mbrëma, ka pranuar 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca.

Këto dërgesa, të parat për Kosovën, janë siguruar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim.

Kosova ka regjistruar mbi 88,000 raste me coronavirus. Aktualisht, aktive janë mbi 13,000. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori