Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë sitata me pandeminë është menaxhuar në mënyrë efikase dhe mund të konsiderohet e qetë, ani pse ka kërkuar që të vazhdohet me disiplinë.
Tutje, Zemaj tha se në zonën e kuqe janë Prishtina dhe Fushë-Kosova, mirëpo me këto kufizime po pretendojnë që ta mbajmë stabil gjendjen, numrin e infeksioneve dhe numrin e rasteve të hospitalizura.
“E kemi një situatë të qetë pandemike. Shqetësimi ka qenë për rastet e reja të cilat kanë rezultuar me Covid-19, por edhe infeksioni i ri, i cili u paraqit në Britaninë e Madhe. Kështu që në një analizë të saktë, po kërkojmë që të vazhdohet me disiplinë”, tha Zemaj, për Ekonomia Online.
“Eventualisht nëse krijohen kushte dhe rrethana që mund të ecim me një lirim te këto zona që kemi përcaktuar edhe efekti i tyre u pa që ka rezultate të dukshme pasi kemi vetëm dy komuna në zonën e kuqe. Pothuajse shumica e aktiviteteve ekonomike janë të lejuara. Me këto kufizime po pretendojmë që ta mbajmë stabile gjendjen, numrin e infeksioneve dhe numrin e rasteve spitalore. Për momentin nuk besojmë që do të lëvizim shpejt me lirim të masave”.
Zemaj theksoi se janë vënë në dispozicion të gjithë mekanizmat për menaxhimin e variantit të ri të Covid-19.
“IKShPK-ja është vënë në garanci edhe në klinikat tona në izolimin e këtij virusi të ri në aspektin e shpërndarjes kontakteve edhe në aspektin shkencor edhe të trajtimit të saj përmes testimeve kështu që me kapacitete të cilat i kemi shtuar, por edhe me njohuritë e reja të cilat i kanë vetë profesionistët shëndetësor po tregojnë që mund ta mbikëqyrim ta kontrollojmë, por të kërkohet kujdes i shtuar edhe në këtë pjesë”.
“Ne kemi marrë vendime menjëherë për mbylljen e kufijve ajror me Britaninë e Madhe po shpresojmë që në vendet e rajonit mund të marrim masa kufizuese me vendet të cilat mund të paraqesin raste në rritje të këtij variant të virusit. Është vetëm variant që në shpërndarje e ka efektin më të madh. Ndërsa trajtohet njëjtë edhe në aspektin klinik”, tha Zemaj.
Ai shtoi se jo vetëm për qytetarë, por ka pasur gjoba edhe për partitë politike, andaj ai thotë se duhet të zgjerohet mbikëqyrja në të gjitha qendrat.
“Po të njëjtë janë qytetarët edhe partitë politike edhe aktivistë. Edhe qytetarët që nuk janë pjesë e subjekteve politike ne duhet të kemi kujdes, madje kemi bërë thirrje që të shtohet kujdesi. Ka pasur gjoba edhe për subjekte politike dhe mendoj që duhet të zgjerohet mbikëqyrja jo vetëm në qendra të caktuara inspektorati sanitar, Policia e Kosovës dhe të gjithë të tjerët duhet të jenë më proaktiv dhe të shohin kalendarin zgjedhjeve që partitë politike duhet të paraqesin qoftë në polici dhe përmes tyre ta mbikëqyrin mbarëvajtjen e procesit, por aktiviteteve”, tha Zemaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania