Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar sot komandantin e KFOR-it, Gjeneral major Franco Federici.

Zemaj ka thënë se në takim kanë biseduar për situatën epidemiologjike në vend, dhe përgatitjet që po bëjnë për vaksinën antiCovid, transmeton Telegrafi.


“KFOR-i çdo herë ka qenë mbështetës i sigurisë, paqes dhe zhvillimeve pozitive në Republikën e Kosovës. Shëndetësia ka qenë po ashtu fushë në të cilën ata kanë ofruar përkrahje të madhe. Gjatë takimit të sotëm me komandantin e KFOR-it, Gjeneral majori Franco Federici, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, përgatitjet që po bëjmë për vaksinën anti Covid dhe vaksinimin e qytetarëve sipas planit të imunizimit”, ka bërë të ditur Zemaj.

143366149 3773402882706564 6455194745321400859 o 1

Zemaj ka shkruar tutje në Facebook se “jemi të përkushtuar që edhe më tej dhe më fuqishëm të vazhdoj bashkëpunimin mes Qeverisë dhe KFOR-it dhe gatishmërinë për ta thelluar dhe begatuar atë”.

“Vendi ynë dhe qytetarët janë falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që KFOR-i i ka dhënë shëndetësisë së Kosovës”, thotë më tej ai. /Telegrafi/