LAJMI I FUNDIT:

Zemaj prezanton manualin për mbrojtje nga COVID-19: Qytetarët t’i respektojnë masat e thjeshta, por që shpëtojnë jetë

Zemaj prezanton manualin për mbrojtje nga COVID-19: Qytetarët t’i respektojnë masat e thjeshta, por që shpëtojnë jetë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media ka bërë prezantimin për manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19.

Zemaj ka thënë se manuali përmban rekomandime të cilat janë zbatuar në fillim të pandemisë.

“Të gjitha institucionet respektive obligohen të respektojnë masat e përcaktuara në këtë manual. Ministria do të ndajë këtë manual për të gjitha institucionet qendrore e lokale, por edhe te qytetarët”, ka thënë Zemaj.


Ai ka thënë se këtë manual do ta përdorim si instrument për mbrojtje nga përhapja e mëtejmë e COVID-19.

“Ne besojmë se zbatimi i masave të marra nga Qeveria dhe rekomandimet e IKSHPK-së do të na mundësojnë që të kontrollojmë shpërthimin e COVID-19. Përballë shifrave në rritje të rasteve më COVID-19 nuk bënë të sillemi sikur nuk po ndodh asgjë dhe të shpërfillim një virus i cili edhe më tej po manifeston shenja agresiviteti duke dëmtuar shëndetin dhe ekonomitë”, ka thënë Zemaj.

Ministri ka kërkuar zbatimin e këtij manuali.

“Përdorni dhe zbatoni manualin, përdorni maskat, mbani distancën dhe mbani higjienën. Këto janë armë të thjeshta por shpëtojnë jetë dhe na ndihmojnë të kthehemi në normalitet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori