Arben Vitia sot e ka marr zyrtarisht detyrën e ministrit të Shëndetësisë, të cilën ia ka dorëzuar ish-ministri i deritanishëm, Armend Zemaj.
Zemaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka thënë se edhe pse e ka dorëzuar pozitën e ministrit nuk do të ndaloj së përkushtuari për të kontribuuar në të mirën e shëndetit të qytetarëve.
Ai po ashtu tha se “Puna e madhe e bërë deri më sot, do të jetë më e lehtë të vazhdohet. Pandemia ishte fokusi ynë”.
Lexoni më poshtë statusin e plotë të Zemajt:
Me ndjenjën e përgjegjësisë më të lartë, dorëzova pozitën e Ministrit të Shëndetësisë te Ministri i ri z. Arben Vitia, mirëpo kjo nuk nënkupton që do të ndalem së angazhuari e përkushtuari për të kontribuar në të mirën e kësaj fushe dhe të mirën e shëndetit të qytetarëve tanë.
Ministria e Shëndetësisë në këtë kohë pandemie është sfida më e madhe për çdo drejtues të saj, dëshmi të saj e kemi edhe punën tonë të jashtëzakonshme e të matshme, e cila është gjurmë orientuese dhe përcaktuese për të bërë më të mirën për shëndetësinë. Puna e madhe e bërë deri më sot, do të jetë më e lehtë të vazhdohet. Pandemia ishte fokusi ynë.
Të arriturat e shëndetësisë tonë janë të prekshme në çdo nivel të përkujdesjes. Përkundër pandemisë, kemi ngritur shërbimet e reja të përkujdesjes shëndetësore, është ngritur cilësia dhe sasia e shërbimeve shëndetësore, për çka jam krenar sikur me shumë angazhime tjera.
Kemi bërë rritjen e testeve nga 150 në mbi 5.000 teste ditore, duke vazhduar njëkohësisht me furnizimin e institucioneve tona shëndetësore me pajisje, barna e material shpenzues, si dhe kemi krijuar ambiente dhe kushte për profesionistët shëndetësorë të cilat kanë munguar më herët.
Gjatë kësaj kohe, sistemi shëndetësor është fuqizuar me 1.500 specializantë, janë punësuar mbi 160 specialistë të mjekësisë të papunë ndër vite dhe rreth 700 anëtar të stafit profesional, teknik shëndetësor. Kjo është një e arritur e veçantë dhe si e tillë do të mbetet përherë, ngaqë ajo fakton më së miri qasjen tonë përballë – Njerëzve të Shëndetësisë. Kemi thelluar bashkëpunimin me institucionet tjera vendore e ndërkombëtare, me donatorët në veçanti, ndaj të cilëve jemi falënderues përgjithmonë.
Suksesi në shëndetësi është sukses i shtetit dhe i qytetarëve, i cili fillimisht vjen gatishmëria, sakrifica dhe puna e personelit shëndetësor, ku me plot të drejtë sot quhen heronjtë e ditëve tona.
Përherë mirënjohës, falënderues dhe i përulur ndaj të gjithë atyre që kontribuuan në çfarëdo forme për shëndetësinë e vendit.
Në çfarëdo cilësie e në çdo kohë, me gjithë shpirt, dije dhe eksperiencë, do të mbetem shërbëtor i të mirës së shëndetësisë tonë, ngaqë shëndeti i mirë i qytetarëve tanë është i pari, krejt të të tjerat vijnë më pas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania