Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas kalimit të Projektligjit për buxhetin 2021 në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, ka adresuar tri kërkesa për përkrahje shtesë buxhetore për furnizim me barna, sidomos për terapitë për sëmundje të rralla.
Zemaj në një postim në Facebook ka shkruar se përkundër shtimit të numrit të profesionistëve shëndetësorë, ky sektor vazhdon të përballet me mungesa të konsiderueshme ‘me të cilën duhet vazhduar rritja e numrit qoftë edhe për përballjen me pandeminë Covid-19’.
“Avancimi profesional i mjekëve të rinj, të cilët në këtë vit iu mundësua të kyçen në sistemin shëndetësor përmes shkollimit specialistik, MSh dhe Qeveria ofroi mundësi pagese për më shumë se 80% të të pranuarave, ndërsa nevoja për përkrahje buxhetore konsiston edhe arsyeshmërinë që të rritet buxheti edhe për 270 specializantë të cilët janë bërë pjesë e shkollimit specialistik me vetëfinancim. Duke pasur parasysh se kushtet ekonomike, por edhe nevojën për më shumë specialistë të fushave të ndryshme, kërkojmë që të përkrahet propozimi për buxhet shtesë për këta mjekë të rinj”, ka shkruar Zemaj.
Zemaj beson se Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe ai për Buxhet dhe Transfere do të përkrahin këto kërkesa, teksa fjalën përfundimtare e kanë deputetët e Kuvendit, të cilët kanë shfaqur përkrahje për rritjen e numrit të profesionistëve shëndetësorë si dhe mundësi më të mira për të vazhduar mjekët e rinj shkollimin dhe avancimet profesionale.
Postimi i plotë i Zemajt:
“Pas kalimit të Ligjit të Buxhetit në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, kam adresuar tri kërkesa të arsyeshme për përkrahje shtesë buxhetore që dalin si nevojë e mbështetjes për furnizim të domosdoshëm me barna, sidomos për terapitë që konsiderohen për sëmundje të rralla.
Po ashtu, është e njohur që përkundër shtimit të numrit të profesionistëve shëndetësorë, akoma ky sektor ka mungesa të konsiderueshme me të cilën duhet vazhduar rritja e numrit qoftë edhe për përballjen me pandeminë Covid19.
Avancimi profesional i mjekëve të rinj, të cilët në këtë vit ju mundësua të kyçen në sistemin shëndetësor përmes shkollimit specialistik, MSh dhe Qeveria ofroi mundësi pagese për më shumë se 80% të të pranuarave, ndërsa nevoja për përkrahje buxhetore konsiston edhe arsyeshmërinë që të rritet buxheti edhe për 270 specializantë të cilët janë bërë pjesë e shkollimit specialistik me vetëfinancim. Duke pasur parasysh se kushtet ekonomike por edhe nevojën për më shumë specialistë të fushave të ndryshme, kërkojmë që të përkrahet propozimi për buxhet shtesë për këta mjekë të rinj.
Besojmë fuqishëm se Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale po ashtu edhe Komisioni për Buxhet dhe Transfere do të përkrahin këto kërkesa të arsyeshme.
Sigurisht që fjalën përfundimtare e kanë deputetët e Kuvendit të cilët jo rrallë herë kanë kërkuar dhe kanë shfaqur përkrahje për fëmijët të cilët vuajnë nga “Fibroza Cistike”, rritje të numrit të profesionistëve shëndetësor si dhe mundësi më të mira për të vazhduar mjekët e rinj shkollimin dhe avancimet profesionale”, ka shkruar Zemaj.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2021.
Pas diskutimeve, me 64 vota pro kaluan në parim këtë Projektbuxhetin.
Derisa u propozua që nesër në orën 14:00, Kuvendi të mblidhet për ta miratuar në lexim të dytë buxhetin.
Sipas projektimeve, buxheti për vitin 2021 pritet të jetë mbi 2 miliardë e 412 milionë euro./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite