LAJMI I FUNDIT:

Zemaj falënderon Qeverinë e Shqipërisë për vaksinimin e punëtorëve shendetësorë kosovarë

Zemaj falënderon Qeverinë e Shqipërisë për vaksinimin e punëtorëve shendetësorë kosovarë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka falënderuar Qeverinë e Shqipërisë për mundësinë që i ofruan një numri të punëtorëve shëndetësorë të Kosovës që të vaksinohen kundër COVID-19 në Kukës.

“Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës falënderojmë Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale, përkatësisht kryeministrin Rama dhe ministren Manastirliu, për mundësinë që u dhanë një numri të konsideruar të profesionistëve shëndetësor nga Kosova që të vaksinohen kundër COVID-19 në Kukës”, thuhet në falënderimin e Zemajt.

“Gjithashtu, një falënderim i veçantë edhe për profesionistët shëndetësor të Shqipërisë që me etikë dhe profesinalizëm të lartë administraun dhënien e vaksinave tek kolegët e tyre kosovarë përgjatë këtyre dy ditëve, bashkë me të gjithë ata që kontribuan në realizimin e vaksinimit (Ambasadorin Hasani, FSSHK-në, etj.), që si akt, përtej çdo simbolike, tregon rëndësinë e bashkëpunimit midis dy shteteve në funksion të mbrojtjes sa më adekuate kundër COVID-19”.


Më tej në falënderimin e ministrit Zemaj thuhet se “në kohën kur institucionet e ndryshme ndërkombëtare, të cilat gjatë gjithë pandemisë shteteve të Ballkanit u kanë mbajtur ligjërata për “qasjen dhe mundësitë e barabarta” dhe kur “solidariteti” i proklamuar prej tyre për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 është tretuar nga “nacionalizmi” i vaksinave, ndihma e Shqipërisë për Kosovën, ka peshë edhe më të madhe dhe tregon se edhe të vegjëlit mund të ja dalin kur punojnë së bashku dhe nuk u mungojnë vlerat”.

“Jam i bindur se profesionistët shëndetësor nga Kosova do ta vlerësojnë gjithmonë këtë kontribut të Qeverisë së Shqipërisë”.

Zemaj ka thënë se “falënderimi më i mirë nga ana e tyre është kujdesi që ata kanë treguar dhe po tregojnë gjatë gjithë këtyre muajve të pandemisë për qindra pacientë me Covid-19 nga zonat e veriut të Shqipërisë, të cilët në Spitalin e Prizrenit, Spitalin e Gjakovës, por edhe në QKUK, gjetën një trajtim sa profesional, aq edhe vëllazëror”.

Ministrja shqiptare e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot se 500 mjekë dhe infermierë të Kosovës po vaksinohen në Kukës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Kronikë e Zezë
Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Lajme
Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori