LAJMI I FUNDIT:

Zemaj e Vitia fajësojnë njëri-tjetrin për vaksinat anti-COVID

Zemaj e Vitia fajësojnë njëri-tjetrin për vaksinat anti-COVID

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për neglizhencë të treguar për sigurimin e numrit të vaksinave për qytetarët dhe procesin e vaksinimit.

Ai tha se programi i Qeverisë Kurti është i paqartë sidomos në sektorin shëndetësor, pasi nuk ofron plan konkret për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin e popullsisë.

“Në program përmendet se Kosova do të bëjë vaksinim 60 për qind i popullatës deri në fund të vitit, por nuk ka plane konkrete sa persona do të vaksinohen, se sa doza të vaksinave janë siguruar dhe kur dhe si do të vaksinohen në tërësi. Nëse gjatë kësaj periudhe dhe janë vaksinuar 500 persona, nëse kjo vazhdon, për një vit do të vaksinohen 180 mijë veta me dy doza, për 60 për qind të vaksinimit të popullsisë do të duhej të kalojnë pesë vjet që do të ishte fatkeqësia më e madhe”, ka thënë deputeti Zemaj, raporton KP.


Ndaj deklarimeve të Zemajt, ka reaguar ministri i Shëndetësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, tha se fajtor për vonesa për sigurimin e vaksinave është qeveria e kaluar.

“Qeveria e Kosovës e ka themeluar komisionin për negocimin e blerjes së vaksinave më 7 dhjetor 2020, në kohën kur Republika e Shqipërisë dhe fqinji ynë verior kanë filluar t’i marrin këto vaksina. Tani secili prodhues i vaksinave natyrisht prodhon aq sa ka kërkesa dhe duke qenë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar komisionin për negocim më datën 7 dhjetor dhe komitetin për vaksinim më 25 dhjetor të vitit 2020 natyrisht se jemi vonuar. Mirëpo unë u garantoj që këto vonesa disa mujore deri më 23 mars kanë shtuar dinamikën dhe për 50 e sa ditë të qeverisë Kurti 2 është bërë më shumë sesa për 5 muaj e më shumë të qeverisë paraprake. Në anën tjetër, hap i domosdoshëm dhe urgjent aktualisht është sigurimi i vaksinës dhe procesi i vaksinimit do të mbulojë 60% të qytetarëve ashtu siç kemi thënë deri në fund të vitit 2021, paralelisht do të vijohet testimi dhe gjurmimi, promovimi dhe menaxhimi pandemisë, respektimi i masave parandaluese, fuqizimi i kapaciteteve monitoruese”, ka thënë ministri Vitia.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të diskutuar rreth programit qeverisës katërvjeçar të prezantuar nga kryeministri Albin Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori