Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar pamjet që tregojnë momentin kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive në Zaporizhzhia në juglindje të Ukrainës.
Sipas tij, rusët po sulmojnë me raketa ndërtesat kolektive që banohen nga civilët – kryesisht fëmijë, gra e pleqtë, transmeton Telegrafi.
“Kjo nuk duhet të ndodhë, jo vetëm në Ukrainë po askund tjetër në botë. Bota ka nevojë për më shumë unitet vendosmëri për zmbrapsur terrorin rus dhe të mbrojë jetët e civilëve”, ka shkruar presidenti ukrainas.
Qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm, ushtria ruse ka filluar valën e re të sulmeve me raketa dhe me dronët kamikazë të prodhuar në Iran.
Rajoni i Kievit ishte një prej objektivave të shumta të ushtrisë së Vladimir Putinit, ku si pasojë humbën jetën pesë civilë dhe dhjetëra tjerë u plagosën. /Telegrafi/
Zaporizhzhia. Right now, residential areas where ordinary people and children live are being fired at.
This must not become "just another day" in 🇺🇦 or anywhere else in the world. The world needs greater unity and determination to defeat Russian terror faster and protect lives. pic.twitter.com/YnocW2yVaU— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 22, 2023