LAJMI I FUNDIT:

Zelensky paralajmëron bisedime me Bidenin për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Zelensky paralajmëron bisedime me Bidenin për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zbuluar planet e tij për të diskutuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO me presidentin amerikan, Joe Biden – i cili largohet nga detyra muajin e ardhshëm.

Duke folur në një konferencë shtypi me liderin e opozitës gjermane Friedrich Merz, Zelensky u citua të thoshte:

“Unë synoj të telefonoj presidentin Biden për të diskutuar çështjen e një ftese për t’u bashkuar me NATO-n”.


Bëhet e ditur se më parë presidenti i Ukrainës ka sugjeruar përfundimin e “fazës së nxehtë” të luftës në këmbim të anëtarësimit në NATO, shkruan BBC.

Pasi Rusia filloi agresionin në vitin 2022, Zelensky kërkoi që Ukraina të pranohej në aleancën ushtarake perëndimore sa më shpejt të jetë e mundur.

NATO në fillim të këtij viti deklaroi se Ukraina kishte bërë përparim të rëndësishëm në reformat demokratike, ekonomike dhe të sigurisë, por tha se një ftesë formale për anëtarësim do të jepej vetëm kur të plotësohen të gjitha kushtet e kërkuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kalo në kategori