Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka arritur në Varshavë, ku është planifikuar të takohet me kryeministrin polak Donald Tusk,
Serhii Nykyforov, zëdhënës i zyrës së presidentit ukrainas ka konfirmuar udhëtimin e Zelenskyt në Poloni, transmeton Telegrafi.
Ai theksoi se Zelensky ka arritur në Poloni dhe se pritet të zhvillojë një takim me Tuskun, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu është planifikuar të zhvillojë edhe një takim me presidentin Andrzej Duda, si dhe komunitetin ukrainas që po ndjekin nga afër ngjarjen.
Në mes të dhjetorit, Tusk vizitoi Lvivin, ku njoftoi përparimin në çështjet historike në marrëdhëniet polake-ukrainase. /Telegrafi/