LAJMI I FUNDIT:

Zelensky akuzon JD Vance se “ka justifikuar disi veprimet e Putinit”

Zelensky akuzon JD Vance se “ka justifikuar disi veprimet e Putinit”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se zëvendëspresidenti amerikan JD Vance po justifikon veprimet e liderit të Kremlinit, Vladimir Putin.

Ai këto komente i bëri në një intervistë dhënë për CBS Neës, transmeton Telegrafi.

Në intervistë, presidenti ukrainas shprehu keqardhjen që narrativat ruse po mbizotërojnë në Shtetet e Bashkuara, dhe se disa njerëz ende besojnë se rusët nuk janë agresorët dhe nuk e kanë nisur luftën.


“Është një ndryshim në ton, një ndryshim në realitet, me të vërtetë po, një ndryshim në realitet, dhe unë nuk dua të përfshihem në realitetin e ndryshuar që po më paraqitet”, tha Zelensky.

Ai deklaroi se Ukraina nuk sulmoi askënd për të filluar luftën dhe vazhdoi të kritikonte zëvendëspresidentin amerikan Vance.

“Më duket se zëvendëspresidenti po justifikon disi veprimet e Putinit. Unë u përpoqa t’i shpjegoj: Nuk mund të kërkosh diçka në mes. Ka një agresor dhe ka një viktimë. Rusët janë agresori dhe ne jemi viktima”, shtoi Zelensky. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Miliarderi që mbështet Trumpin: Amerika është një markë, tani e kemi rrezikuar me tarifat

Miliarderi që mbështet Trumpin: Amerika është një markë, tani e kemi rrezikuar me tarifat

Amerika
Trump, Biden dhe Zelensky kanë shkelur rregullat gjatë varrimit të Papa Françeskut

Trump, Biden dhe Zelensky kanë shkelur rregullat gjatë varrimit të Papa Françeskut

Evropa
'Papa i Popullit' - pesë momente madhështore për të cilat do të kujtohet Papa Françesku

'Papa i Popullit' - pesë momente madhështore për të cilat do të kujtohet Papa Françesku

Evropa
Pas shpërthimit të fuqishëm në Iran - të paktën tetë të vdekur dhe 750 të plagosur

Pas shpërthimit të fuqishëm në Iran - të paktën tetë të vdekur dhe 750 të plagosur

Azia
Përshkallëzohet kriza Indi-Pakistan: Indianët papritmas lëshuan rrjedhën e ujit në lumin Jhelum, fillojnë përmbytjet në Pakistan

Përshkallëzohet kriza Indi-Pakistan: Indianët papritmas lëshuan rrjedhën e ujit në lumin Jhelum, fillojnë përmbytjet në Pakistan

Azia
Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

Evropa
Kalo në kategori