LAJMI I FUNDIT:

Zelanda e Re do t’i vendos taksa lopëve dhe delëve

Zelanda e Re do t’i vendos taksa lopëve dhe delëve

Zelanda e Re ka shpalosur një plan për të taksuar gromësimën (gazrat e stomakut) të deleve dhe bagëtive në një përpjekje për të trajtuar një nga burimet më të mëdha të vendit të gazrave serrë.

Kjo do ta bënte vendin e parë në botë që do t’i ngarkonte fermerët me faturë për emetimet e metanit nga kafshët që ata mbajnë, transmeton Telegrafi.

Zelanda e Re është shtëpia e pak më shumë se pesë milionë njerëzve, së bashku me rreth 10 milionë bagëti dhe 26 milionë dele.


Pothuajse gjysma e totalit të emetimeve të gazrave serrë të këtij vendi vijnë nga bujqësia, kryesisht metani.

Megjithatë, emetimet bujqësore nuk janë përfshirë më parë në skemën e tregtimit të emetimeve të Zelandës së Re, e cila është kritikuar nga ata që bëjnë thirrje që qeveria të bëjë më shumë për të ndaluar ngrohjen globale.

“Nuk ka dyshim se ne kemi nevojë të zvogëlojmë sasinë e metanit që po hedhim në atmosferë dhe një sistem efektiv për faturimin e emetimeve për bujqësinë do të luajë një rol kyç në mënyrën se si ta arrijmë këtë”, tha ministri i ndryshimeve klimatike i Zelandës së Re, James Shaw. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori