LAJMI I FUNDIT:

Zekiri: Jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Sekretarit të përgjithshëm, e vërteta do të del në shesh

Zekiri: Jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Sekretarit të përgjithshëm, e vërteta do të del në shesh

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Zekiri përmes një statusi në Facebook ka reaguar në lidhje me vendimin e Prokurorisë për hetim ndaj tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare ku thotë se beson në institucionet e sistemit, drejtësi dhe se e vërteta do dal në shesh.

“Gjatë karrierës sime gjithmonë kam zgjedhur rrugën e vërtet, rrugën e ndershmërisë, te drejtës dhe të vërtetës. Andaj duke qëndruar mbi këto vlera të jetës sime të cilave do tu mbetem besnik, jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së RMV.

Besoj në institucionet e sistemit, besoj në drejtësi dhe besoj se e vërteta do dal në shesh. Të gjitha institucioneve ju qëndroj në dispozicion në çdo kohë për të dëshmuar pafajësinë time.


I nderuari kryeministër, Ju faleminderit për mundësin e dhënë të jem pjesë e përbërjes Tuaj qeveritare dhe Ju faleminderit që besuat në angazhimin dhe përkushtimin tim në punë”, shkruan Zekiri.

Ruskovska: Kemi të dhëna se ku ndodhen paratë e keqpërdorimit nga zyrtari i qeverisë
Lexo po ashtu Ruskovska: Kemi të dhëna se ku ndodhen paratë e keqpërdorimit nga zyrtari i qeverisë

Prokuroria sot ka ngritur hetim ndaj funksionarit të lartë të Qeverisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa së bashku me të akuzohen edhe dy shtetas kroat.

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për Muhamed Zekirin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori