LAJMI I FUNDIT:

Zeka sqaron fyerjen ndaj Besa Gaxherrit, thotë se fjalimi i tij në Kuvend u përkrah nga disa deputetë të VV-së e LDK-së (Video)

Zeka sqaron fyerjen ndaj Besa Gaxherrit, thotë se fjalimi i tij në Kuvend u përkrah nga disa deputetë të VV-së e LDK-së (Video)

Deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se është shkelje flagrante e privatësisë, publikimi i video incizimit ku dëgjohet duke e ofenduar deputeten e LDK-së, Besa Gaxherrin pas seancës që u mbajt të shtunën.

“Se kam shajt në praktikë askënd, ai është një incizim privat, bisedë private, është keqpërdorim flagrant i privatësisë së njeriut, është keqpërdorim flagrant i medieve që e kanë publikuar atë, sepse është publikim i paautorizuar”, ka thënë Zeka në një intervistë për OnAir.

Zeka ka theksuar se kjo ka qenë një bisedë private e pa drejtuar ndaj Besa Gaxherrit dhe ndaj deputetëve të veçantë.


Milaim Zeka fyen Besa Gaxherrin, shanë me nënë në bufenë e Kuvendit: Ata (Lista Serbe) janë më të mirë se ju (Video)
Lexo po ashtu Milaim Zeka fyen Besa Gaxherrin, shanë me nënë në bufenë e Kuvendit: Ata (Lista Serbe) janë më të mirë se ju (Video)

“Të gjithë ata që do e lypin në Parlamentin e Kosovës do tua bëjë kështu, dhe qëndroj prapa kësaj”, u shpreh më tej Zeka, shkruan Telegrafi.

I pyetur se a do të vazhdojë me fjalorin e njëjtë në Kuvend, deputeti i Nismës u shpreh që do të jetë edhe më zi.

“Shumë edhe ma zi, shumë edhe ma keq, sepse shumica e deputetëve janë rrugaç, hajdutë, kriminel, agjent të Serbisë që janë veshur me petkun e patriotizmit”, theksoi Zeka.

Ai shoti se pas fjalës së tij në seancën e së shtunës, përkrahja e parë që ka marrë ka qenë nga Jakup Krasniqi.

“Mesazhin e dytë e kamë marrë përkrahje prej Fatmir Limajt, kom pas përkrahje edhe prej Ramush Haradinajt, prej deputetëve të PDK-së dhe një pjese të deputetëve të VV-së dhe LDK-së të cilët më kanë thënë se shumë mirë ua ke bërë”, tha Zeka.

Deputeti i Nismës theksoi se sharja e tij në Kuvend ka qenë e drejtuar edhe ndaj disa deputetëve të PAN-it. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=oiDISWSZ4XI&feature=youtu.be

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori