LAJMI I FUNDIT:

Zeka mohon se mashtroi 920 kosovarë për viza pune

Zeka mohon se mashtroi 920 kosovarë për viza pune

Deputeti i partisë Nisma për Kosovën, Milaim Zeka ka mohuar lajmin se ai ka qenë i përfshirë në skandalin e mashtrimit të 920 kosovarëve për viza pune në Gjermani nëpërmjet një agjencie punësimi.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo është hakmarrje tërësisht personale, që ka kryeredaktori i Insajderit, Vehbi Kajtazi ndaj tij.

Zeka tha se Kajtazi bashkë me Insajderin po bëjnë fushatë kundër tij pasi sipas tij ata janë krijim i Shërbimit Sekret të Serbisë.


“Krimi më i madh është kur Prokuroria nuk na njofton neve por i njofton mediat. Kjo është hakmarrje personale e Vehbi Kajtazit ndaj meje sepse unë ia kam zbuluar Vehbi Kajtazit një aferë….”, ka thënë ai.

Milaim Zeka dyshohet se mashtroi 920 kosovarë me viza punësimi në Gjermani
Lexo po ashtu Milaim Zeka dyshohet se mashtroi 920 kosovarë me viza punësimi në Gjermani

Gjithashtu ai shprehu indinjatën si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës ndaj organeve të drejtësisë, për informacione të tilla.

“Sa ka lidhje dikush prej qiellit aq kam unë sepse nuk ka dëshmi në këtë dynja që jam marrë unë me atë punë. Shpreh indinjatën time si deputet ndaj organeve të Drejtësisë që qysh ka mundësi prokuroria t’i furnizoj njerëzit – mediat me informacione që të na komprometojnë, si dhe para se me na thirr e me na tregu zyrtarisht”, u shpreh Zeka.

Ndryshe, lidhur me lajmin për mashtrimin e 920 kosovarëve ka reaguar edhe një ditë më parë në Kuvend.

“Shefi i Insajderit ka qene i hetuar për lidhje me ISIS-in. Dihet publikisht, se Pajtim Olluri, familjari i Parimit është vrarë në Siri, si pjesëtar i ISIS-it. Së bashku me të, sipas raporteve të Shërbimeve Sekrete Perëndimore, ka qenë i hetuar edhe Parim Olluri, i cili, sipas këtyre shërbimeve, së bashku me një pjesëtar të Policisë së Kosovës, dhe një biznesmen, kanë futur para në relacionin Beograd-Prishtine, të cilat pastaj janë transportuar për ne Siri”, ka thënë Zeka.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori