Zeka: Lista Serbe kërkon që Qeveria të votohet të hënën
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i cili vjen nga radhët e Nisma për Kosovën nuk ka komentuar gjatë mosprezencën e koalicionit në Kuvend.
Zeka në një prononcim për Klan Kosova ka shtuar se kjo ndërprerje po bëhet për shkak të kërkesave të Listës Serbe e cila ka kërkuar që Qeveria të mos votohet të premten, por ditën e hënë.
”Nuk kam koment për mosprezencën e sotme. Ne ishim aty por besoj tash do të vazhdojmë.”
”Këto vonesa po ndodhin për shkak të disa kërkesave të Listës Serbe, e cila po kërkon që Qeveria të mos votohet nesër por të hënë”, ka përfunduar Zeka.
Nga
Telegrafi
07/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































