Psikologët e kanë studiuar personalitetin njerëzor me qëllim që ta parashikojnë sjelljen për një shekull. Janë propozuar shumë modele të ndryshme. Në dekadën e fundit, një model i veçantë u pranua gjerësisht. U quajt “pesëshja e madhe.”
Veçoritë e personalitetit të “pesëshes së madhe” janë:
1. Ndërgjegjësimi
Ndërgjegjësimi është prirja e personit për të qenë i përgjegjshëm, i kujdesshëm, i organizuar mirë, këmbëngulës dhe i zellshëm. Njerëzit që tregojnë mungesë ndërgjegjësimi shpërqendrohen lehtë ose shfaqin sjellje të paqëndrueshme, impulsive, të pasigurta, ose të papërgjegjshme.
Njerëzit e ndërgjegjshëm nuk i vënë re hollësitë (që, nga ana e tyre, krijojnë dyshime të vazhdueshme dhe kërkesa për sqarime). Më të mirët janë metodistë, nxiten që t’i tejkalojnë standardet e vëna dhe janë punëtorë.
Megjithatë, njerëzit e ndërgjegjshëm mund të jenë më pak spontanë ose tërheqës, sesa ata që janë më pak të ndërgjegjshëm.
2. Çiltërsia
Kjo do të thotë që njeriu është me horizont të gjerë, kureshtar, krijues dhe origjinal. Sjellja tepër konservatore, imituese dhe e kujdesshme tregon mungesë çiltërsie.
Më të mirët janë krijues, plot imagjinatë dhe kërkojnë përvoja kulturore dhe arsimore. Nuk e kuptojnë dot shprehjen: “Nëse s’është e thyer, mos e rregullo!”. Ata kërkojnë ndryshimin.
Më të dobëtit janë më tepër me këmbë në tokë, realistë, më pak të interesuar në gjërat e reja, priren të përsërisin sjellje të kaluara dhe ndihen më rehat me detyra rutinë.
3. Pëlqyeshmëria
Pëlqyeshmëria personifikohet te njeriu që di të falë, është i mirësjellë, njerëzor dhe pozitiv. Sjellja skeptike, e mbrojtur, egoiste, kokëfortë, ose indiferente është plotësisht e kundërta e pëlqyeshmërisë.
Ata që e kanë shumë të zhvilluar pëlqyeshmërinë priren të jenë plot besim, të përulur dhe bashkëpunues. Të tjerët janë më tepër agresivë, më pak të pëlqyeshëm dhe më pak të orientuar drejt skuadrës.
4. Ekstroversioni
Psikologu Karl Jungu e shpiku termin ekstrovert për të shpjeguar sjelljen shoqërore pozitive, atë ambicioze dhe aventureske. Njerëzit e heshtur (ata që janë të turpshëm, të mbyllur në vetvete, të rezervuar ose të distancuar) shpesh janë më tepër introvertë.
Ekstroversioni lidhet me kurajën ose me shtysën e egos, dëshirën për të bindur dhe për t’u bindur. Interoversioni lidhet me dëshirat më vetmitare, reflektimin dhe analizën më të thellë.
5. Qëndrueshmëria emocionale
Njerëzit e qëndrueshëm nga ana emocionale janë të matur, të përshtatshëm, të qetë, të sigurt, racionalë dhe optimistë. Njerëzit me më pak qëndrueshmëri emocionale janë të ankthshëm, të zemëruar, të pasigurt, të prirë të vetëmbrohen, të tensionuar dhe shpesh të trishtuar.
Më të dobëtit priren të jenë impulsivë dhe mund të inkurajohen lehtë. Zakonisht ua vënë fajin forcave të jashtme për disfatat që pësojnë.
Më të mirët priren të jenë më të qetë, më të duruar, të aftë që të punojnë nën trysni dhe që ta përballojnë acarimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale